540 mijë euro subvencionime
Komuna e Prishtinës do të ketë në dispozicion 540 mijë euro, mjete të subvencionit për vitin 2010.
Në një konferencë për media zyrtarë të komunës kanë publikuar mënyrën se si do të bëhet ndarja e këtyre mjeteve. Sektori që do të përfitojë më së shumti nga këto mjete do të jetë bujqësia, për të cilën nga subvencionet e vitit 2010 janë ndarë 300 mijë euro.
Qëllimi kryesor sipas drejtorit të financave në komunën e Prishtinës, Agim Dibrani, është që të stimulohen bujqit në punë dhe të ndalet migrimi i tyre në qytet.
Sektori tjetër që do të përfitoj nga këto grante është mirëqenia sociale, për të cilën edhe përkundër numrit të madh të rasteve sociale që janë rreth 36 mijë në gjithë komunën, janë ndarë vetëm 40 mijë euro, me të cilat kryesisht do të financohen vetëm rastet emergjente.
Gjithashtu një pjesë e këtyre mjeteve do të ndahet edhe për sport rreth 32 mijë euro dhe për kulturë rreth 46 mijë euro.