Xhemperë në vend të pagave
Punëtorët e prodhuesit bullgar të tekstilit “Nitex”, në vend të pagës së plotë kanë marrë nga 35 leva apo 18 euro dhe nga një kuti me 40 xhemperë të ngjyrave të ndryshme për të gjitha stinët, shkruajnë mediet bullgare.
Në fabrikë punojnë rreth 400 punëtorë, të cilët kanë llogaritur se me mallrat e marra mund të hapin deri në 15 dyqane.
Para krizës, punëtorët kishin marrë midis 400 dhe 500 leva, përkatësisht 200 dhe 250 euro.
Nga menaxhmenti i fabrikës “Nitex”, e cila gjendjet në vendin Despot, është shpjeguar se konkurrenca është e madhe dhe fabrika në këtë mënyrë po mundohet që “krizën ta paguajë me çmim më të ulët social”.