Kompletohet çerekfinalja

Barcelona e Bordeaux janë dy skuadrat e fundit që kanë siguruar plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminuan Stuttgartin, përkatësisht Olympiakosin në të tetën e finales.
Katalunasit, të udhëhequr nga Lionel Messi, mposhtën të mërkurën mbrëma në Camp Nou Stuttgartin në ndeshjen e kthimit të të tetës së finales, me rezultat të thellë, 4:0.
Barcelona ka kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 13-të të takimit, me golin fantastik që e realizoi argjentinasi Messi.
Spanjollët shtuan epërsinë në 2:0 ndaj gjermanëve në minutën e 22-të, me golin që e shënoi Pedro Rodriguez.
Me këtë rezultat edhe ka përfunduar pjesa e parë, derisa edhe në gjysmë-lojën e dytë Barcelona dominoi në fushën e blertë karshi Stuttgartit.
Kështu, katalunasit ngritën epërsinë në 3:0 nëpërmjet Messit në minutën e 60-të të ndeshjes. Skuadra spanjolle nuk u ndal me kaq. Barcelona shënoi edhe një gol nëpërmjet
Bojan Krkiç në minutën e 89-të, për rezultat përfundimtar 4:0.
Ndërsa Bordeaux e mposhti Olympiakosin me rezultat 2:1 në ndeshjen e kthimit, e cila fitore francezët i dërgoi në çerekfinale.
Skuadra vendase ka kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 5-të, me golin që e shënoi ish mesfushori i Milanit Gourcuff. Grekët i barazuan shifrat në 1:1 në minutën e 65-të, me golin që e realizoi Mitroglou. Fitoren ekipit vendës ia siguroi Chamakh, i cili shënoi gol me kokë në minutën e 88-të, për rezultat përfundimtar 2:1.
Barcelona dhe Bordeaux plotësuan tetëshen çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, pas Interit, CSKA Moskës, Manchester United, Lyonit, Arsenalit dhe Bayern Munchen.
Liga e Kampionëve
E teta e finales – Rezultatet
Barcelona – Stuttgart 4:0 (1:1)
Bordeaux – Olympiakos 2:1 (1:0)