E Shtunë, 31 Tetor 2026

545 vjet nga vdekja e Skenderbeut

Edhe 545 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, për historianët ka ende për të hulumtuar rreth kësaj ngjarjeje, qoftë për datën e vdekjes ashtu edhe për shkaqet e saj.

Historiani Pëllumb Xhufi thotë se ka dokumente të pashfrytëzuara që hedhin dritë mbi data të rëndësishme, por edhe vetë figurën e Skënderbeut.

Krejt ndryshe mendon historiani Shaban Sinani. Ai thotë se data e vdekjes është e faktuar, por ndryshon nga përdorimi i kalendarëve. Përsa i përket shkaqeve të vdekjes sëheroit, Sinani thotë se kjo nuk ka për t’u zbardhur ndonjëherë.

Në këtë 545 vjetor të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, qyteti i Lezhës organizoi një simpozium shkencor me pjesëmarrjen e historianë të periudhave të ndryshme, të cilet kanë referuar mbi rolin që ka luajtur Lezha në lëvizjen kombëtare dhe krijimin e shtetit modern.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›