Shkon ne 491 numri i intelektualeve qe kerkojne votimin e 3 ligjeve
Letrës së intelektualëve drejtuar kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama i janë bashkuar të tjerë përsonalitete duke e çuar në 491 numrin e firmëtarëve të këtij peticioni.
Piktorë, skulptorë, aktorë e shkrimtarë edhe nga Korça i kanë kërkuar sërish kryetarit të socialistëve Rama që të lërë deputetët e grupit të tij parlamentar të votojnë tre ligjet e integrimit.
Në listën e gjatë të firmëtarëve spikasin e rmra të njohur si ai i piktorit Roland Karanxha, Vasillaq Kolevica si dhe regjizorit Dhimiter Orgocka. Në të janë rreshtuar edhe 100 pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Në letrën e tyre ata theksojnë se “Vullneti i shumicës parlamentare le të behët edhe vullnet i pakicës, i opozitës, i deputetëve të PS që kanë refuzuar deri tani t’i votojnë ligjet “europiane”
Ata i bëjnë thirrje Ramës të lejojë deputetët të votojnë tre ligjet që ndajnë Shqipërinë nga Europa.