“6 Shkurti”, anija dëshmitare e argëtimit dhe frikës
06/02/2009 U ble 50 vjet më parë dhe bart në vetvete historinë e nisjes së persekutimeve të klerit shqiptar
Dikur në funksion, tashmë përdoret vetëm nga hallexhinjtë, të droguarit dhe punonjëset e seksit
DURRES- Prej 15 vitesh një anije që qëndron në cekëtinën e plazhit të Durrësit është kthyer në strehë, por edhe në makth për qindra banorë të lagjes, mijëra turistë dhe pushues. Një nga motonavet e para metalike të blera nga Qeveria shqiptare këtu e 50 vjet më parë është dëshmitare e shumë ngjarjeve dhe zhvillimeve. E blerë në Amerikën Latine, në Brazilin e largët, anija e tonazhit të mesëm ndërroi emër në një nga kohët më të vështira për vendin. Mjeti i tonazhit të mesëm pas blerjes u emërtua anija “6 Shkurti”, datë që bart në vetvete nisjen e shfrenuar të kalvarit të vuajtjeve e persekutimeve për dhjetëra qytetarë dhe kryesisht për klerin. Në breg të detit në vendin e quajtur Ura tek Teuta në Plazhin e Durrësit gjendet anija 750 tonëshe. Ura tani nuk ekziston më pasi këmbët e shembën, u mbushën me gur e materiale të ndryshme ndërtimi të dala jashtë përdorimi. Saktësisht sot ajo ka vetëm skeletin, dhomëzat, kabinën, sallën e motorëve, hambarin dhe kthinat e tjera të përshtatura në gjithë farë mënyre mjafton që pronarët të përfitonin sadopak. E tërhequr zvarrë nga Kalata Lindore ajo është lëshuar në mënyrë të qëllimtë në rërë me ndihmën e një rimorkiatori, i cili më pas u dogj dhe u grabit për të mos e lënë të vetme anijen 50-vjeçare. Sot ajo ka dalë jashtë përdorimi pasi që nga viti 1994 nuk ka dalë më në det. Mjeti i transportit detar nuk është lejuar të lundrojë pas viteve 1988 për shkak të mosplotësimit të kushteve të sigurisë teknike dhe të mosgarantimit të ekuipazhit të saj. Specialistët kanë thënë se vetëm detyrimi për të instaluar në anije pajisjet dhe rrjetin e impiantit për të shuar zjarrin në rast incidenti kushtonte jo më pak sesa 50 milionë lireta. Por anija e blerë shumë shtrenjtë në Brazil nuk kishte as edhe kushtet më minimale për anëtarët e ekuipazhit, të cilët në rast kërcënimi nga dallgët të mund të shpëtonin jetën. Për këtë arsye anija është lënë për më shumë se 5 vjet në harresë fillimisht në kalatën e përpunimit të mallrave dhe më pas është transportuar në Kalatën Lindore. Madje në mënyrë të qëllimtë bashi i saj është tërhequr në cekëtinë dhe aty ka qëndruar deri në vitin 1994, kohë që ky mjet është privatizuar.
Banorë dhe dëshmitarë...
Në momentet që afrohesh pranë saj anija “6 Shkurti” të duket sikur është e gjallë dhe në jetë aktive, por asgjë më shumë. Në barkun e saj jetojnë disa familje të gjithë hallexhinj, të pastrehë, në gjendje të vështirë ekonomike. Me shumë mundime kanë futur brenda energjinë elektrike me tela që qëndrojnë të varur mbi kokat e banorëve. Ujin e pijshëm ata e blejnë apo e mbushin tek banesat aty pranë. Ajo që i mundon, por që nuk ka asnjë zgjidhje është lagështia e madhe. Banorët e saj duhet të ruhen si nga era e fortë e detit edhe lagështia e madhe. Përshtatjet nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Të rritur e të vegjël janë bërë astmatik, të prekur në mushkëri nga lagështia e të rënduar nga reumatizma. Por kryefamiljarët janë të “kënaqur”, pasi së paku janë diku brenda. Shqetësim për ta janë britmat që dëgjojnë në orët e mbrëmjes. Edhe pse ata nuk deklarohen hapur janë bërë dëshmitarë të grindjeve, rrahjeve dhe jo pak herë edhe të skenave të turpshme. Asnjëri prej tyre nuk flet se si kanë mundur të depërtojnë deri këtu, në këtë “shtëpi” ku bashkëjetojnë të thëna e të pathëna, të vërtetë dhe hamendësi. Për të mbijetuar si pronari, turistët a pushues kanë sajuar një rrjetë teli që pengon qarkullimin e lirë nga njëri kënd i anijes në këndin tjetër. Brenda ka një fushë të sajuar pas mbushjeve me material, në të cilin duken shpesh disa fëmijë që lozin, kurse familjarët dalin në shkallë apo edhe kuvertë për të këshilluar të vegjlit. Nuk ka roje e as kujdestarë së paku për të shpjeguar pse anija qëndron këtu. Në verë rëra pushtohet nga qindra e mijëra pushues vendës, kosovarë, shqiptarë nga Maqedonia, emigrantë. Edhe turistët e huaj kanë frekuentuar këtë pjesë të bregdetit. Anija është as më pak e as më larg sesa 1 km nga Ura e Dajlanit. Për shumëkënd që nuk di toponimin e zonës së Plazhit, takimet lihen lehtësisht duke i thënë njëri-tjetrit “Takohemi tek anija e prishur”, “Jam pak më poshtë sesa anija e prishur”, “Me prit tek anija e prishur”. Ajo që bashkon folësit është togfjalëshi “anija e prishur”. Anija “6 shkurti” fillimisht u bë lokal, restorant. Veç të tjerash përdoruesit morën edhe një dokument që sot blihet nga pronarët e anijeve dhe që ka të bëjë me higjienën. Edhe pse asnjëherë, së paku në verë, këtu nuk është parë ndonjë autobot i shërbimit komunal të thithë e transportojë fekalet e grumbulluara në depozita, dokumenti është blerë me 5 mijë lekë, ndërsa fekalet kanë përfunduar në cekëtinë duke ndotur tërë bregun. Hapja e lokalit thithi klientelë të të gjitha kategorive që nga pushues deri tek konsumatorë alkooli, përdorues droge, të rinj që kërkonin qoshe për të thithur hashash apo të tjerë që shisnin e blinin minuta e orë seksi me para në dhomat e brendshme të lokalit. Këta të fundit futeshin nga mundeshin dhe sapo kuptoheshin iknin pa lënë gjurmë, ndërsa klientët e tutorët jepnin e merrnin paratë për shërbimin e përfituar. Por anija ka qenë edhe strehë e endacakëve dhe hajdutëve duke u bërë një nga objektet më të kontrolluara në rrethinën e Durrësit. Madje nuk ka qenë vetëm policia që e survejonte këtë anije. Edhe shërbimet amerikane e kanë përgjuar gjatë anijen “6 Shkurti”. Sinjalet se trafikantë droge shkëmbenin drogë me pakicë e shumicë për hesap të rrjeteve në tregun e brendshëm e të jashtëm, nxiti “kureshtjen” e investiguesve amerikanë.
Emërtimi nga data e “letrës së hapur” të Enver Hoxhës
Anija që nuk refuzoi askënd
Anija mban në vetvete peshën e datës së fjalës së diktatorit Enver Hoxha të 6 shkurtit 1947 që njihet me “Letra e Hapur” e KQ-së të PPSH-së. Pas kësaj date kleri katolik, mysliman e ortodoks do të përballeshin me rrënimin e kulteve, persekutimin, dëbimet, burgimet dhe ekzekutimet e shumta në veri e jug të vendit. Ndërsa epoka e atyre viteve u përmbys duke lënë pas shijen e hidhur dhe plagët e rënda në ndërgjegjen dhe identitetin e shumë shqiptarëve, në bregun e Durrësit kjo anije e tonazhit të mesëm risjellë imazhet e epokës. Edhe pse kanë kaluar 17 vjet nga përmbysja e regjimit komunist askush nuk është kujtuar së paku t’i ndërrojë emërtimin. Madje si për ironi apo për inat të këtij fakti anija ka pritur e përcjellë në mënyrë legale pa dëshmitarë, ditën apo natën, në shi apo në diellin e fortë gjithë farë njerëzish. Ata e kanë shpërlarë nga letra e hapur e zakoneve prapanike ngase anija nuk ka refuzuar as prostituta.
“6 Shkurti” nuk tundet
Tentativat për largimin e ndotëses më të madhe të zonës
Kanë dështuar të gjitha përpjekjet për ta larguar anijen nga bregu i detit, vendi që tashmë është ndotur plotësisht si nga ujërat e zeza që dalin nga anija edhe nga mali me mbeturina poshtë dhe përgjatë saj. Të gjitha përpjekjet duket se kanë dështuar për të shmangur burimin e infeksioneve që “6 Shkurti” sjell për pushuesit e verës. Përpjekjet e para për ta larguar anijen nga bregu janë bërë nga ish kryetari i bashkisë Miri Hoti. Një mori shkresash dhe protesta shkresore zyrtare vunë në lëvizje strukturat e portit asokohe, por vetëm kaq. Anija nuk u lëviz, kurse Hoti u detyrua të mbajë në arkivin e bashkisë korrespondencat e padeklaruara. Pas tij protesta ka ardhur nga krerë të kapitanerisë së Durrësit. Kapiteni Muharrem Trupe dhe pasuesi i tij Besnik Deda kanë tentuar të dërgojnë rimorkiatorin për ta shkulur nga vendi dhe për ta tërhequr drejt Kalatës Lindore e që aty për skrap. Edhe këtë herë “Gjashtë Shkurti” nuk lëvizi. Në kohën e qeverisë Nano mijëra metër 3 materiale inerte, hekura, teneqe, beton, tulla, mbeturina, bidonë, dërrasa dhe gjithçka tjetër e cilësuar pa vlerë u depozitua në këtë pjesë të plazhit më të mirë të Durrësit. Tonelata me materiale pse jo edhe me përmbajtje radioaktive u grumbullua për të krijuar një mol që më pas do të shërbente si trampolinë për të kaluar nga anija restorant-hotel-motel-banesë në anijen disko lundruese “Katër elementë”. Kjo anije argëtimi tërhoqi për më shumë se 3-4 vite rininë, e cila kalonte orët e natës, ndërkohë që nuk është folur dhe thënë kurrë se ku kanë shkuar dhe ku janë përdorë fitimet e nxjerra pa kurrë farë “dogane”. Pas vitit 2006 kjo disko lundruese nuk u duk më, ndërsa inertet e hedhura nga anija “Gjashtë Shkurti” deri 500 m në thellësi të detit as që mendohet se do të largohen ndonjëherë. Plazhi në këtë pjesë të bregdetit të Durrësit, që gjithnjë e më shumë po ngushton hapësirën për pushues si pasojë e ndërtimeve pa fund, është mbytur në leshterikë e fekale duke e bërë të pafrekuentuar rërën dikur më të pëlqyer.
Anija, 50 vjet jetë
Si u ble me flori për të transportuar deri dhe lëndë radioaktive
DURRES- Në fillim të viteve 1960 anija në fjalë është blerë në Brazil duke u paguar shtrenjtë nga regjimi i kohës e këmbeu me floririn e sekuestruar në shtëpitë e tregtarëve shqiptarë. Kjo anije deri sa ka dalë jashtë inventarit të flotës ka pasur 15 anëtarë në ekuipazh. “Gjashtë Shkurti” ka qenë ndër të pakta anije që ka transportuar deri edhe lëndë me përmbajtje radioaktive në ato vite. Së bashku me anijet “Sazani” e “Rinia” ishin më të garantuara për lëndët IMCO-6. Kjo anije 50 metër e gjatë dhe 7.5 m e gjerë është blerë në Brazil dhe pasi ka përshkuar Oqeanin Atlantik ka përfunduar në portin e Durrësit, ndërkohë që është prodhuar në fillim të viteve ‘60 në kantierin Cuchaven në Gjermani jo shumë larg nga Bremeni. Kapiteni i saj Ndue Çuni së bashku me ekuipazhin e saj kanë lundruar kryesisht në portet e Adriatikut duke eksportuar kryesisht skorje e bimë medicinale, si dhe duke importuar mallrat të ndryshme ndërtimi apo pajisje e materiale për industrinë e kohës. Brindisi ishte një nga stacionet kryesore të eksportit. Por ajo ka prekur dhjetëra herë edhe portin në Maltë me skorie apo Gete të Francës me bimë mjekësore. Flota e Durrësit, e cila e kishte në inventar nisur edhe nga vitet e amortizimit dhe pamundësia e rihedhjes në det për transport e nxori jashtë përdorimi para se flota të niste privatizimin e mjeteve të saj. Pikërisht në këtë kohë anija u strehua në Kalatën Lindore dhe që aty në vendin ku është sot.