E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i djaloshit me një veshkë. Transplanti të enjten.

Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet apelit në NEWS24 për të shpëtuar jetën e djaloshit shkodran, i cili kishte lindur me një veshkë jashtëfunksioni. 13- vjecari do t’i nënshtrohet operacionit të enjten në spitalin amerikan. 

TIRANE- Djaloshi shkodran i cili ka lindur me një veshkë do t’i nënshtrohet operacionit të transplantit brenda javës së ardhshme.
Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet apelit të prindërve të Sadam Dekovit në tv NEWS24 për të shpëtuar jetën e fëmijës së tyre.Ministria ka siguruar fondet dhe operacioni do të kryhet të enjten e javës së ardhshme. Kjo falë një marrëveshjeje që ministria e Shëndetësisë ka me spitalin amerikan që vepron në Tiranë.

Zyra e shtypit e kësaj ministrie konfirmoi për tv NEWS24 se gjithçka tashmë është gati përsa i përket fondeve dhe ekipit mjekësor që do të kryejë operacionin për ti shpëtuar jetën 13 vjecarit. Sadam Dekovi nga fshati Shtoj i ri i Shkodrës ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë që nga tetori i vitit të kaluar.

Ai ka lindur me një veshkë e cila është totalisht jashtë funksionit. Ndërhyrja kirurgjikale e cila do të kryhet të enjten do ti shpëtojë jetën e varur në fije të perit të djaloshit 13 vjecar.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›