Tatimorët 10 ditë afat tregtarëve për kontributet shoqërore
06/02/2009 Ankesat: Të ardhura sa për të jetuar vetë
ELBASAN-Policët tatimorë kanë nisur një ditë më parë një aksion paralajmërimi për tregtarët e tregut industrial, të cilët nuk kanë paguar ende detyrimet tatimore të sigurimeve shoqërore. Mësohet se agjentët tatimorë kanë paralajmëruar tregtarët se nëse nuk shlyejnë detyrimet e prapambetura atëherë ndaj tyre do të ketë gjoba dhe pezullim aktiviteti. Mësohet se të gjithë atyre që nuk kanë shlyer detyrimet u është lënë një afat 10 ditë, pasi në rast të kundërt do të veprohet me mbylljen e aktivitetit të tyre. Kreu i Tatimeve, Skënder Daja, tha se tregtarët ambulantë duhet të paguajnë një shumë të vogël në krahasim me personat e tjerë të siguruar për të përfituar nga skema e sigurimeve shoqërore. Sipas tij, shuma që duhet derdhin këtë tregtarë është simbolike, pasi bëhet fjalë për 8 mijë lekë në muaj. Në këtë mënyrë tregtarët janë të siguruar dhe nuk punojnë në të zezë. “Ne do të zbatojmë ligjin dhe jemi të detyruar të marrim këtë masë. Kemi kontaktuar disa herë me tregtarët dhe i kemi kërkuar atyre të shlyejnë detyrimet e përcaktuara me ligj, por asnjë prej tyre nuk i është përgjigjur kërkesës sonë”. Ndërkohë vetë tregtarët ankohen se nuk arrijnë të shlyejnë detyrimet e tyre në shtet. Për shkak të detyrimeve të tjera që duhet të paguajnë siç janë qiraja dhe taksat nuk mund ta përballojnë edhe këtë shumë për t’u siguruar. Ata thonë se fitimet e tyre kanë rënë ndjeshëm dhe kërkojnë që të trajtohen si një shtresë që ka nevojë për mbështetje pasi me shitjet ushqehen familjet e tyre dhe nuk shlyejnë dot as qiranë që duhet të paguajnë për vendin e shitjes.