6 kryeprokurore ne 22 vjet
E hene 03 Dhjetor 2012 1252
PROKURORIA E PERGJITHSHME Ne 22 vite pluralizem Shqiperia ka patur gjashte prokurore te pergjithshem. Petrit Serjani eshte i pari qe ne14 maj te vitit 1991 mori drejtimin e institucionit te akuzes. Serjani i cili u zgjodh ne nje seance pa shume debate perballe kandidatures se Spiro Pecit qendroi ne postin e prokurorit te Pergjithshem pak me shume se nje vit deri ne korrikun e vitit 92.
Vendin e tij e zuri Maks Haxhia i cili eshte prokurori i Pergjithshem me mandatin me te shkurter ne histori pasi ai u shkarkua ne nentor te 92. Haxhia u largua nga ky post pasi per drejtuesit e asaj kohe u tregua i bute ndaj ish-nomenklatures dhe opozites. Pavaresisht se Haxhia shkoi ne gjykate Kushtetuese per tu ankuar gjykata u shpreh se largimi i tij ishte i ligjshem. Haxhia u zevendesua me Alush Dragotin ne kohen e te cilit u burgos lideri i opozites Fatos Nano. Ne vitin 97 kur PS mori pushtetin ne krye te prokurorise erdhi Arben Rakipi. Shkarkimi i Rakipit erdhi si pasoje e luftes brenda partise Socialiste ku Ilir Meta dhe Sali Berisha bashkuan votat ne ate qe Berisha aso kohe lideri i opozites e quajti aleance fluide. Arben Rakipi iu drejtua gjykates Kushtetuese kunder vendimit te parlamentit por edhe pse gjykata u shpreh se kishte parregullsi ne proceduren e shkarkimit parlamenti nuk e mori kurre ne konsiderate vendimin e kushtetueses. Politika ne te njejten kohe votoi me konsensus Theodhori Sollakun. Mbeshtetja e PD ndaj Sollakut nuk zgjati shume dhe kur e djathta erdhi ne pushtet ngriti dy komisione hetimore per shkarkimin e tij nderkohe qe retorika kunder numrit nje te akuzes ishte ashpersuar ndjeshem ne publik. Ne 22 nentor te vitit 2007 presidenti Topi shkarkoi Sollakun dhe emeroi ne krye te organit te akuzes per here te pare nje grua Ina Ramen. Ne 21 prill te vitit 2008 ndryshimet kushtetuese vendosen per here te pare kufizimin me mandat 5- vjecar per prokurorin e Pergjithshem i cili deri ne ate kohe kishte mandat te pakufizuar.
Komente
Facebook