Berisha, Ryerson: Zgjedhje të lira e të ndershme
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka garantuar sot ish ambasadorin amerikan në Tiranë, William E. Ryerson, se qeveria eshte e angazhuar per zgjedhje te lira e te ndershme dhe shpreson se opozita e drejtuar nga Rama do heqe dore nga bllokimi i tre ligjeve per integrimin e vendit.
Deklarata u be sot gjate nje takimi mes tyre.
Ryerson e falënderoi kryeministrin Berisha për nderimin që i bëri duke e ftuar për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë, si dhe u shpreh i impresionuar me ndryshimet dhe progresin e jashtëzakonshëm që gjeti në Shqipëri.
Berisha i bëri një ekspoze ambasadorit Ryerson për reformat shumëplanëshe që ka ndërmarrë qeveria shqiptare si ato në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, hidroenergjetikë, bujqësi, teknologji informacioni, etj. Kryeministri theksoi se falë reformave dhe investimeve vendi nuk ka rënë në recesion duke vazhduar të mbajë rritjen ekonomike.
“Berisha falënderoi Shtetet e Bashkuara për rolin primar në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe e siguroi zotin Ryerson se objektivi i ardhshëm i qeverisë shqiptare është anëtarësimi në BE”- thuhet ne deklaraten e kryeministri.
Sipas saj, Berisha siguroi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira e të ndershme dhe shprehu shpresën se opozita e udhëhequr nga Rama do të heqë dorë nga bllokimi i procesit të integrimit duke i votuar tre ligjet e kërkuara nga Komisioni Evropian, si dhe do të marrë pjesë me vullnet të mirë politik në zgjedhjet e vitit 2013.