E Diel, 1 Nëntor 2026

6 mije police do te angazhohen ne diten e zgjedhjeve

Policia e Kosoves ka marre te gjitha masat per zgjedhjet e jashtezakonshme te pergjithshme te cilat do te mbahen te dielen.
Permes nje njoftimi per media behet e ditur se Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Kosoves ka hartuar nje urdher Operativ dhe ne kete kuader jane pergatitur dhe harmonizuar planet e te gjitha Drejtorive Rajonale te Polcise lidhur me mbeshtetjen e procesit zgjedhor nga aspekti i sigurise gjate dhe pas operacionit ne fjale.
Qellimi i ketij plani operacional eshte qe te krijoje nje klime te qete dhe te sigurt per te gjithe elektoratin dhe te gjithe qytetaret e Kosoves pastaj mirembajtjen e rendit qetesise publike dhe situates se sigurise ne vend para gjate dhe pas procesit te zgjedhjeve thuhet ne njoftim.

Policia e Kosoves do te jete pergjegjese per mbarevajtjen e rendit qetesise dhe sigurise publike e mbeshtetur nga EULEX-i dhe KFOR-i nese Policia e Kosoves vlereson se ka nevoje per nje gje te tille.
Lidhur me zgjedhjet e pergjithshme Policia e Kosoves ka angazhuar nje numer te konsiderueshem te zyrtareve te policise duke filluar nga njesite patrulluese njesite hetimore e deri te njesite e specializuara me qellim te ofrimit dhe mbeshtetjes se ketij procesi zgjedhor.
Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor diten e diel do te hapen 746 Qendra te votimit me 2280 vendvotime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›