E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton SHBA nuk do te jene pasive ne bisedimet e paqes ne Lindjen e Mesme

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Clinton tha se Shtetet e Bashkuara nuk do te qendrojne me pasive ne bisedimet e paqes ne Lindjen e Mesme por do ti nxisin te dyja palet te bien dakord pa vonese per ceshtjet kryesore.
Ne nje fjalim te mbajtur dje ne nje seminar te organizuar nga Instituti per politika ne Lindjen e Mesme ketu ne Uashington zonja Klinton u beri thirrje udheheqesve izraelite dhe palestineze te zgjidhin pengesat e ndryshme qe kane cuar ne bllokimin e negociatave per nje zgjidhje me ekzistencen e dy shteteve. Kryediplomatja amerikane tha se eshte e rendesishme per te dyja palet te bejne kompromise per te arritur nje marreveshje.
Disa ore para fjalimit zonja Klinton u takua me kryenegociatorin palestinez Saeb Erekat dhe me ministrin izraelit te Mbrojtjes Ehud Barak.
Zonja Klinton i beri komentet vetem dy dite pasi administrata e presidentit Obama hoqi dore nga perpjekjet per ta bindur Izraelin te ngrije ndertimet ne vendbanimet hebraike ne Bregun Perendimor. Ky vendim praktikisht shenon perfundimin e bisedimeve tre mujore te drejtperdrejta te paqes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›