E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugalia perpiqet te ule shqetesimet nderkombetare per deficitin

Kryeministri portugez Zhoze Sokrates thote se vendi i tij mund ti zgjidhe vete problemet e tij financiare dhe nuk ka nevoje per ndihme nderkombetare.

Ne nje interviste te botuar te shtunen zoti Sokrates thote se Portugalia nuk ka probleme qe kerkojne ndihme nga Fondi Monetar Nderkombetar sic kishin nevoje Greqia dhe Irlanda.

Analistet evropiane te financave dhe politikanet kane shprehur shqetesim se Portugalia dhe Spanja si rezultat i deficiteve te tyre buxhetore mund te kerkojne ndihme nga anetaret e tjere te BE-se dhe FMN-ja. Si rezultat kostoja e hua-marrjes per keto dy qeveri eshte rritur ndjeshem.

Por zoti Sokrates tha se tregjet financiare do ta kuptojne se shpejti se Portugalia ka marre masa te mjaftueshme per te kontrolluar deficitin e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›