6 mijë shqiptarë preken në vit nga kanceri

6 000 shqiptarë preken në vit nga kanceri. Shifra e frikshme është bërë publike nga shefi i spitalit onkologjik para deputetëve në komsionin parlamentar të shëndetësisë. Sipas onkologut Agim Sallaku, vitin e fundit, rastet janë rritur me 20%.
Por përballë një situate të tillë alarmante, QSUT-ja nuk ofron as medikamentet dhe as aparaturat për kurimin e sëmundjes.
Ministria e Shëndetësisë tha se ka gati ligjin e prokurorimeve për furnimizimin me ilaçe të spitaleve por që duhet ende kohë për implementimin e tij. Deputetët e opozitës në komision ngritën shqetësimin për barna e skaduara në spitale, por edhe mungesën e mjekëve të specializuar.
Në Tirane ka vetem 8 onkolog të specializuar ndërsa në spitalet rajonale situata është alarmante. Ministria e Shëndetësisë tha se për strategjinë kundër kancerit duhet ngritur një zyrë e vecçantë që të merret jo vetëm me sensiblizim por edhe të ndjek nga afër situatët.