Ksera dhe Totozani, takim me romët

Integrimi i romëve në tregun e punës dhe transferimi i tyre në qendrën e rehabilitimit në repartin ushtarak në Sharrë kanë qenë bisedat e trajtuara sot mes romëve , Ministrit të Punës, çështjeve Soçiale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera dhe Avokati të Popullit Igli Totozani.
Avokati i Popullit shprehet se sot ka firmosur tre rekomandime në ndihmë të fëmijëve. Vetë banorët romë janë dakort të transferohen nëse qeveria ka paguar në Sharrë detyrimet e tokës. Ndërkohë Spiro ksera ka pohuar se toka atje është pronë e ministrisë së Punës dhe nuk do ketë probleme