E Diel, 1 Nëntor 2026

6 mije vota per monumentin e Pavaresise, sot shpallet fituesi Izaura Ndoj

Rreth 6 mije klikime ne faqen e internetit te Galerise Kombetare te Arteve dhe disa dhjetera votime te drejtperdrejta mbi veprat e ekspozuara tregojne se qytetaret nuk kane qene indiferent per monumentin qe do te vendoset ne kryeqytet, kushtuar 100-vjetorit te Pavaresise. Pese bocetet e artisteve, Thoma Thoma, Pjerin Kolnika, Blerta Xhomo dhe Ilirjan Shima, Visar Obrija dhe Kai Kiklas si dhe Jorg Plickat, pas berjes publike finalizojne fituesin. Pasi juria nderkombetare shpalli pese veprat me te mira te ketij konkursi me sistem pikesh, qytetaret ishin te ftuar te votonin on line dhe me shkrim per te dhene sugjerimet e tyre mbi monumentin qe preferojne. Sic eshte bere e ditur pak dite me pare, nga Ministri i Kultures Aldo Bumci dhe Drejtori i Galerise Kombetare te Arteve Rubens Shima, bocetet e perzgjedhura qendruan per 10 dite te ekspozuara ne GKA. Artdashesit kryeqytetas ne keto dite te ekspozimit, kane treguar nje interes te vecante lidhur me veprat. Ky interes i tyre vihet re ne vizitimin e ekspozites, ku eshte vendosur dhe nje liber ku secili qytetar pasi shenon emrin e tij dhe numrin e kartes se identitetit, voton per bocetin e preferuar. Nderkohe ne dispozicion te tyre eshte vene dhe website i Galerise kombetare te arteve ku permes internetit cdokush ka mundur te votoje per bocetin fitues. Por, ne galeri nuk kane munguar as artiste te cilet veprat e zgjedhura i kane cilesuar te zakonshme e deri te konsumuara. “Konkretisht nese kjo eshte nje skulpture minimaliste, eshte preference e tyre, po sa ajo percjell nje ide te sakte mbi problematiken qe eshte marr persiper te zgjidhet, sa ajo flet si forme per te perfaqesuar nje eveniment historik dhe kulturor, vecanerisht nga ana e artistit i cili do te shenoje nje hap me tutje. Nuk them qe sipermarrja nuk eshte marr seriozisht, por do thosha qe do pak me shume dinjitet profesional”, thote piktori Naxhi Bakalli. Nderkohe deri me sot dhe ne websiten e GKA kane votuar mbi 6143 qytetare. Nga votimi i tyre

rezulton se rreth 33.7% te votuesve preferojne bocetin e artisteve Blerta Xhomo dhe Ilirjan Shima te shqiponjes se stilizuar, dhe 33.7% e votuesve preferojne vepren

e Jorg Plickat qe paraqitet ne formen e dy hallkave te hapura te zinxhirit. Ndersa, ne vend te trete me 30.3% i takon bocetit Pjerin Kolnikaj ku skulptori propozon nje veper monumentale te larte qe vjen ne formen e obeliskut. Ky monument qe kerkon te shprehe madheshtine e momentit te ketij pervjetori eshte menduar si nje mbivendosje shtresash prej mermeri te bardhe. Nderkohe, bocetet e artisteve dhe Thoma Thomai, Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas te nderteses se paraqitur ne dy gjysma kubi, kane marre perkatesisht 1.2 dhe 1.1% te votave. Pas votimit te publikut dhe vleresimit me pike te jurise, Komisioni Shteteror i Festimeve do te perzgjedh monumentin fitues. Ky eshte konkursi i dyte nderkombetar ne Shqiperi, ku koren pjese 61 artiste shqiptare e te huaj, pas atij ne vitin 1937 i shpallur nga Monarkia e Shqiperise per figuren e Skenderbeut mbi kale qe nuk u realizua per shkak te pushtimit. Tre nga bocetet e perzgjedhura jane krijuar nga artiste shqiptar dhe dy nga artiste te huaj. Me pas Bashkia e Tiranes do te vendose dhe sheshin ku do te qendroje kjo veper e rendesishme.

Rezultatet e votimit on line ne faqen zyrtare te GKA

5 finalistet e Monumentit per 100-vjetorin e Shpalljes se Pavaresise se Shtetit Shqiptar

Boceti 3 33.7%

Boceti 1 33.7%

Boceti 4 30.3%

Boceti 2 1.2%

Boceti 5 1.1%

Nr total i votave: 6143

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›