E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anetari i KLD, Sula: Rama tentoi te maste forcen me PD Eva Gjura

Deputeti i Partise Demokratike Dashnor Sula, gjate nje interviste per “Koha Jone”, sqaron se cfare ndodhi ne seancen e fundit parlamentare te dites se enjte, ku u zgjodh edhe anetari me i ri i KLD-se. Sipas deputetit Sula, seanca nisi normalisht, por ne momentin e votimit ishte pikerisht, kryetari i grupit parlamentare te PS-se z.Ruci, i cili tensionoi situaten pasi ne menyre arrogante ka marre fletet e votimit duke prishur keshtu procesin. Me pas sqaron Sula, ishin deputetet e PD, te cilet me atributet qe ju jep Rregullorja e Kuvendit propozuan votim te fshehte me elektronike. Nga ky votim, shprehet deputeti i PD-se, doli fitues kandidatura e PD-se, z.Cefa. Sipas deputetit Sula, e gjithe situata e ndodhur ne seance ishte nje skenar i pergatitur nga kryetari i PS-se Rama, i cili kishte frike te perballej me Kuvendin pasi kishte marre mesazhin e qarte nga te tijte, qe nuk do ta votonin kandidaturen e z.Visha te propozuar nga PS. Sula tha se nese votimi do te ishte bere me kuti, Cefa do te kishte marre mbi 80 vota pro. Ne lidhje me pretendimin e opozites per t’iu drejtuar Gjykates Kushtetuese, pasi eshte shkelur ligji ne zgjedhjen e anetarit te KLD-se, Sula thote, se ku pretendim nuk qendron, sepse mazhoranca ka respektuar nenin 60 pika 3 te Rregullores se Kuvendit. Per deklaraten e Topit se e zgjedh ai nenkryetarin e KLD-se, deputeti i PD-se sakteson se Presidenti ka te drejte te beje propozim, por eshte KLD-ja ajo qe e zgjedh me vote nenkryetarin e saj.

PS pretendon se pati shkelje te rregullores ne seancen e dites se enjte kur u zgjodh anetari i ri i KLD. Cfare ndodhi ne ate seancen. Mund te na qartesoni si rrodhi e gjithe ngjarja?

Se pari duhet te sqarohet momenti i votimit qe ishte ne seancen e fundit parlamentare. Duhet te jemi te qarte dhe te kuptojme te gjithe arsyen pse ndodhi gjithe ajo situate ne seancen e dites se enjte. Kush ishte shkaku. Jam me se i bindur se shkaku ishte PS, e cila nuk duhej te sillej ashtu si u soll duke bllokuar votimin me kuti dhe kete nuk e them per politike. Po jua tregoj se cfare ndodhi. Pasi perfunduam diskutimet e projektligjeve teper normale me nje debat shume normal nga opozita dhe nga mazhoranca. Ne castin e fundit kur erdhi momenti per te votuar dy anetare e KLD, per te cilin ne si anetare te komisionit te ligjeve kishim pergatitur dy raporte per secilin kandidat, duke qene se procedura neni 60 pika e pare e rregullores se parlamentit, percakton qe votimi i cili eshte me emra duhet te jete i fshehte, votim me flete votimi pra me kuti, Kryetarja e Kuvendit kerkoi pergatitjen e sekretariatit, i cili do te merrte pjese ne votim dhe qe do te ishin tre anetare te komisionit te votimit. Komisioni i votimit, i cili do te monitoronte gjithe procesin u pergatit, u pergatit e gjithe struktura nevojshme duke filluar nga kutite, fletet e votimit, dhe dhomat e fshehta. Prezenca e deputeteve ne salle qe kete here ndodhi qe ishin te gjithe ne sallen e Kuvendit pervec zonje Seseri qe ka dhene doreheqjen, pra ne seance ishin 139 deputete te pranishem. Ne castin ne te cilen deputetet levizen dhe po pergatiteshin te gjithe materialet per te votuar dhe kur z. Berisha si kryeminister i vendit po pergatitej per te shkuar i pari per te votuar, menjehere ne kete cast afrohet z. Ruci, i cili e kercenon hapur z. Berisha, duke i thene se “nuk te le te vjedhesh vota”. Po jua them keto detaje, sepse une kam qene deshmitar okular, kam qene jo me shume se 2-3 meter nga z. Berisha dhe z. Ruci dhe kam degjuar te gjithe biseden e tyre. Z. Berisha i eshte pergjigjur z.Ruci duke i thene: -“ Gramoz ne nuk vjedhim vota”; -“ Gramoz mos u sillni keshtu se ne nuk po zgjedhim Papen e Romes sot”. Ne nje kohe kur procedura dhe praktika eshte e percaktuar mjaft qarte. Praktika ka caktuar qe cdo deputet qe do te shkoje te votoje paraqitet para komisionit te votimit dhe komisioni i votimit i jep fletet e votimit te nenshkruar nga anetaret e komisionit, te vulosur nga anetaret e komisionit dhe menjehere shkohet ne kutite e fshehta per te votuar, kjo ka qene procedura e plote dhe e sakte qe eshte ndjekur gjithmone dhe qe po ndiqej dhe ate dite.

Por ne fakt cfare po kerkonte Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentare?

PS kerkonte qe te firmoseshin fletet perpara, te beheshin te gjithe veprimet parapergatitore perpara, me firma, me vula dhe ndoshta dhe me shenja, te cilat mund ti vinte anetari i PS ne kete komision, gje e cila une mund t’ju them se ky ishte edhe dyshim qe mund te ndodhte. Casti qe ti si deputet shkon per te marre fletet e votimit per te votuar eshte casti me i sigurt, sepse ti merr fleten e votimit dhe shikon edhe nenshkrimin. Por PS e beri kete sepse mesa duket nuk ishte e sigurt per votimin e saj. Ajo ishte e sigurt me nje milion per qind, qe nuk do te arrinte dot edhe 50 vota brenda salles se Kuvendit. Une jam i sigurt qe disa anetare te PS nuk e votonin z.Visha, sepse e kishin te qarte se kush ishte z. Visha., nga vinte z. Visha dhe kush e kishte propozuar z.Visha. Te mos harrojme edhe qendrimet e z.Visha, ne vitin 2001 ne kohen kur kryeprokuror ishte Arben Rakipi dhe konfliktin qe ai ka pasur ne ate kohe me PS, nje konflikt, nga i cili anetar te mazhorances se asaj kohe, kane qene te prekur nga sjellja dhe qendrimi i prokurorise ne ate kohe. Konflikti qe kishte prokuroria e asaj kohe me parlamentin qe e drejtonte PS. Pra ishin disa kushte dhe rrethana edhe sjelljen e disa deputeteve te PS, te cilet e kushtezonin z.Rama. Ishte publik fakti, qe z.Majko e kishte kontestuar publikisht zgjedhjen e kandidatures se z.Visha dhe aq me teper edhe disa deputete te tjere, te cilet jane deputete qe nga viti 2001, dhe qe nuk deshironin ti jepnin voten kandidatures se Vishes. Ky ishte shkaku kryesore dhe jam me se i sigurt se ky ishte nje skenar. Duke qene se z. Rama priste qe te ishte nje deshtim ne Kuvend vendosi qe ta prishe votimin fshehte dhe ju them shume sinqerisht se ne momentin kur ka shkuar z.Berisha per te votuar, z.Ruci ka kapur me dhune te gjithe fletet e votimit dhe eshte nisur duke ikur ne drejtim te grupit te tij parlamentare dhe nuk lejoi mundesine ne menyre absolute per te votuar.

Eshte ligjore votimi elektronik dhe a ka baze ligjore PS per ta ecura kete votim per interpretim ne Gjykaten Kushtetuese, ashtu edhe sikur kane lene te hapur mundesine?

Neni 60 pika 3 e Rregullores se Kuvendit e percakton qarte se nese nuk kemi nje votim te fshehte me kuti, kalohet ne votimin elektronik te fshehte. Meqe nuk u realizua votimi me kuti per efekt te dhunes dhe konfliktit te deputeteve te PS, deputetet e PD kerkuan votim elektronik te fshehte. Votimi me elektronike eshte i fshehte dhe eshte ligjor dhe eshte i percaktuar ne rregulloren e Kuvendit. Nuk ka asnje lloj konflikti qe te mos lejohet nje votim i tille. Pretendimi i opozites se ishin dy kandidatura nuk qendron. Ne menyre absolute ne kemi pasur praktika ne raste te tjera kur kane qene dy ose tre kandidatura dhe eshte votuar me elektronike, eshte hedhur ne votim kandidatura e pare dhe ne castin kur ai ka marre numrin e nevojshme te votave, atehere kjo kandidatura eshte konsideruar si kandidatura fituese dhe ne rastin e z. Cefa keshtu ndodhi. Ai mori numrin e duhur, gjysmen plus nje, te te pranishmeve ne parlament dhe numri 71 i deputeteve qe votuan per Cefen dhe nga llogaria matematikore i bie qe z.Cefa mori dy vota me shume se kandidatura tjeter z.Visha. Pra votimi ishte ligjore dhe z. Cefa mori numrin e duhur te votave, pra mori me shume vota se kandidatura e z.Visha. Nese do te kemi nje kontestim nga PS apo nje ankimin ne Gjykaten Kushtetuese une jam i sigurt se ne Gjykaten Kushtetuese do te humbin, sepse nuk ka asnje shkelje ligjore nga ana e parlamentit. Ne deshtimet e radhes se PS dhe se fundit me dekretet dhe kerkesen qe beri z.Topi dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese ishte nje vendim i drejte ligjor dhe argumentet qe dha Gjykata Kushtetuese per rrezimin e kerkeses se Presidentit te Republikes persa i perket dekreteve, te cilat ishin te pezulluara nga ana e Kuvendit te Shqiperise, keta perbejne me te vertete argumente qe edhe kerkesat e tjera ankimore e ligjore qe do te paraqese PS, te jeni te sigurt se kur nuk kane baza ligjore, do te rrezohen nga Gjykata Kushtetuese .

Mendoni se gjithe kete PS e beri per te tensionuar serish situate politike ne vend? Ky ishte nje skenar i paster i z.Rama per te treguar qe ne parlamentin e Shqiperise nuk behet votim normal. Duke pasur parasysh se z.Rama e kishte te qarte se do te humbte dhe skenari i tij ishte shume i qarte. Me mire te terhiqej ne kete forme dhe te akuzohej mazhoranca se nuk po respektonte rregulloren. Ne fillim Rama tentoi te maste forcat me mazhorancen, por me pas e kuptoi se ishte i humbur dhe i deshtuar ne kete perpjekje me votim te fshehte, sepse e kishte te qarte se ne kete beteje me votim te fshehte z.Cefa do te kishte marre me shume se 80 vota pro. Eshte e sigurt qe qendrimi i Rames ishte nje qendrim ne caste e fundit, pasi e kuptoi se deputetet e PS nuk do ti jepnin voten kandidatit te PS Visha, sepse ishte e qarte menyra e sjelljes se Vishes nga ana e opozites, te cilet e kishin ndare mendjen se nuk do ti jepnin voten kandidatures se z.Visha.

Sot pritet mbledhja e KLD. Presidenti Topi ka deklaruar se eshte ai qe e zgjedh nenkryetarin e ketij institucioni dhe jo parlamenti. Nenkryetari zgjidhet me urdher te Topit apo me votat e KLD?

Absolutisht ai zgjidhet me votat e anetareve te KLD. Propozimin mund ta beje Presidenti i Republikes ose mund te kete edhe propozime te tjera nga KLD, por aty kemi nje votim dhe nese propozimi i Presidentit nuk merr votat e duhura nga KLD nuk mund te zgjidhet nenkryetari. Gjithcka aty vendoset nga vota e KLD. Nenkryetar i KLD mund te jete cilido nga anetaret e KLD, qe jane korrekt me ligjit per te qene ne postin e nenkryetarit te KLD. Por gjithsesi ajo mbetet ceshtje numrash qe do te marre secili nga votimi i KLD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›