E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeturinat “mbysin” edhe lumin Erzen

Shijak- Pas mbeturinave qe kane pushtuar rrjedhen e lumit Ishem, i cili del nga shtrati gjate shirave si diten e djeshme, duke permbytur Fushe-Krujen, nje tjeter problem ekologjik mbetet edhe rrjedha e lumit Erzen. Niveli i ndotjes ne lumin Erzen, pikerisht ne vendin i cili sherben si vend per depozitimin e mbetjeve urbane e industriale, fare prane qendres e administrates se bashkise se qytetit Shijak, eshte alarmante. Prej vitesh, ne afersi te lumit, fare prane brigjeve te tij, derdhen ne shkelje te plote te ligjit, tonelata mbetjesh urbane te qytetit te Shijakut. Nje siperfaqe prej te pakten gjysme hektari eshte e pushtuar nga plehrat, ku ndotja e lumit arrin ne nivele te larta. Afersia e vendepozitimit te mbetjeve me lumin ben qe mbetjet urbane, nje pjese e te cilave mbeturina plastike, te rreshkasin, duke u marre nga rrjedha e ujerave te lumit, per te perfunduar deri ne det. Specialistet e mjedisit ne Durres shprehen se jane njohur me problemin, por hapi i tyre i vetem ka qene venia ne dijeni e bashkise se Shijakut, si dhe marrja e masave per mbylljen e fushes se plehrave. Drejtori i Agjencise Rajonale te Mjedisit ne Durres, Ramazan Kalia, sqaron se nese bashkia e Shijakut nuk zbaton detyrat e lena per krijimin e nje mjedisi ekologjikisht te paster ne kete zone, do te penalizohet rende. “E kemi lajmeruar dhe paralajmeruar bashkine e Shijakut se situata eshte e renduar dhe krijon probleme te medha me ambientin. Nese nuk marrin masat, atehere agjencia do te ndermarre penalizime te ashpra”, tha Kalia ne lidhje me kete dukuri ekologjike. Vendepozitimi i mbeturinave urbane ne Shijak ndodhet vetem 1 km larg qendres se qytetit, ndersa sipas matjeve paraprake rezulton se ne kete vend ndodhen qindra tone mbetje urbane te paperpunuara.

Ndersa derdhja e tonelatave me mbeturina buze lumit dhe djegia e tyre nder vite, eshte pare si zgjidhja me e shpejte per bashkine e Shijakut.

Kurse hedhja e mbeturinave ne lumin Ishem, ka krijuar nje vater te rrezikshme ekologjike ne afersi te Durresit, ku dallohet nje “det” me mbetje te ndryshme. Aq sa u kthyen edhe ne nje “varr” per jetet e dy te rinjve qe mblidhnin kanace e bidone plastike dy jave me pare, kurse dje permbyten disa fshatra ne Kruje pas shirave.

Televizioni “Klan”, disa dite me pare zbuloi skandalin e hedhjes se plehrave ne Kruje ne menyre te papergjegjshme nga autoritetet e bashkise. Drejtori i sherbimeve ne bashkine e Krujes, Isa Shqezi dhe drejtori i firmes “Rinia”, jane marre ne ndjekje penale menjehere pas berjes publik te skandalit te plehrave. Te dy personat akuzohen per ndotje te mjedisit dhe hetohen ne gjendje te lire, ndersa behet fjale per kamionet me mbeturinat qe shkarkoheshin ne zonen muzeale. Vete banoret treguan se situata perkeqesohej nga dita ne dite dhe askush nuk nderhynte ne kete zone turistike, qe jo vetem ben te largoje cdo turist te huaj e vendas, por edhe shkakton deme per banoret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›