6-shtë të arrestuar, nxisin urrejtje kundër Papës

Gjashtë marokenë janë arrestuar në veri të italisë, si të dyshuarit kryesor, sepse kërkojnë të nxisin urrejtje kundër Papa Benediktin e 16-të, në rrethin e besimtarëve myslimanë.
Policia në qytetin e Breshas, deklaruan se të dyshuarit, kishin krijuar një bandë që të forconin urrejtjen kundër figurës më të lartë të besimit katolik.
Gjatë kërkimeve u gjet një shënim ku kërkohej dënimi i Papës, i cili ktheu një gazetar mysliman në besimin katolik.
Sipas burimeve të policisë, ky grup të rinjsh nuk kishte planifikuar sulme kundër Benediktit të 16-të.
Në shenimin e gjetur u kërkohej gjithashtu të gjithëve besimtarëve myslimanë që jetonin në Itali të mos integroheshin në shoqërinë italiane. Të gjashtë shtetasit marokenë janë shoqëruar në komisariatin e Breshas, 5 nga të cilët iu dha masa e arrestit të shtëpisë, ndërsa i gjashti është mbajtur në qeli.
Policia deklaroi se të 5 personat akuzoheshin për "formimin e grupeve të cilat kanë si synim të nxisin diskriminim, racizmin dhe urrejtjen fetar, dhunën dhe xhihadin kundër të krishterëve dhe hebrenjve"
Gazetari, për të cilin akuzej Papa ishte në kolonist egjiptian, i cili shkruante për “Korriere Dela Sera”. Magdi Allam, është një ndër zërat kritikë të myslimanizmit dhe një mbështetës i fortë i Izraelit, dhe u pagëzua nga Papa në vitin 2008.