E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Embargo armësh Libisë dhe masa tjera

Diplomatët thanë se vendet e Bashkimit Evropian kane rene dakord në parim që t`i vendosin embargo të armëve Libisë, si dhe t`ia pezullojnë asetet dhe të vendosin ndalesa udhëtimi për anëtarët e regjimit.

Raportohet se vendimi do të formalizohet javën e ardhshme.

Ndërkohë, dëshmitarët në kryeqytetin Tripoli thanë se forcat besnike të liderit Moamer Gadafi sot kanë hapur zjarr ndaj protestuesve duke vrarë të paktën dy demonstrues.

Më herët, Komisionerja e Lartë e KB për të drejtat e njeriut, tha se dhuna kundër protestuesve në Libi po rritet në mënyrë alarmuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›