E Shtunë, 31 Tetor 2026

6 të vrarë nga shpërthimi i një makine-bombë në Pakistan

Të paktën 6 persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur nga Nga shpërthimi i një makine-bombë në një treg në qytetin Peshavar, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.
 

Policia lokale tha se pajisja, që ishte vendosur në një makinë me rikorkio të hapur, shpërtheu afër një xhamie në lagjen jugore të Peshavarit, Matni.
 

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm, por militantët talibanë më parë kanë ndërmarrë sulme të këtilla dhe sulme vetëvarsëse në Peshavar.
 

Mbetet i paqartë edhe shkaku i këtij sulmi, pasi të gjithë të vrarët ishin civilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›