E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosatom: Reaktori i parë në Iran, funksional

Kompania atomike ruse, e udhëhequr nga shteti, Rosatom, ka shpallur se reaktori i parë në centralin bërthamor në Bushehër të Iranit, tani është duke funksionuar me kapacitet të plotë.

Në faqen e saj në Internet, kjo kompani njoftoi se dje në mbrëmje, blloku 1 në centralin Bushehër, ka arritur kapacitetin 100%.

Igor Mezenica, udhëheqës i lartë në kompaninë simotër të Rosatomit, Atomstrojeksport, e ka lavdëruar ndërmarrjen për kompletimin e konstruksionit në Bushehër, duke theksuar se ndërtesa fillestare ishte punuar nga një kompani gjermane në vitet e 70-të.

Atomstrojeksport ishte në gjendje që ta instaloj reaktorin e vet të tipit V-446 në strukturën e ndërtuar nga gjermanët.

Blloku i parë i centralit në Bushehër e ka kapacitetin e prodhimit prej 1000 megavatësh.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›