Djema, ky është film i tmerrshëm
Por, kur në qytezën e tyre fillojnë të ndodhin zhdukje të mistershme, ata kuptojnë se ndoshta ky nuk ishte aspak një aksident dhe çfarëdo që ka shpëtuar nga ai tren, është shumë më e tmerrshme se ç’mund të imagjinohet.
Është edhe ky një film që ka emrin “Super 8” i prodhuar në mënyrë digjitale me zë “Dolby” dhe me skenar të J.J Abrams, që ka bërë edhe skenarin e tij e që ka të bëjë me një pop-kulturë, gurunë urbane, por edhe elemente të tjera urbane.
Mund të themi se kjo është tema e filmit, por në të cilin kemi edhe një teknologji të re që ka të bëjë me një bashkërendim në mes të teknologjisë së tashme dhe të vitit 1979.
Në këtë film kemi edhe një njeri që i jep atij edhe më shumë ide.
Është regjisori Steven Spielberg (producent i “Super 8” dhe një mentor i Abrams). Ky është një film që vizualja paraqitet me një poezi emocionale, që ka një efekt shumë të madh në paraqitje.
Filmi do të shfaqet në kanalin DigiGold që në Kosovë e sjell IPKO, përderisa filmin mund ta shikojnë pa përcjelljen e prindërve mbi moshën 13 vjeçare.
SUPER 8
Skenari dhe regjia: J. J. Abrams; drejtor i fotografisë: Larry Fong; montazha: Maryann Brandon dhe Mary Jo Markey; muzika: Michael Giacchino; dizajner: Martin Ëhist; kostumet: Ha Nguyen; producentë: Steven Spielberg, Abrams dhe Bryan Burk; Distributor: Paramount Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 52 minuta.
Aktorë: Kyle Chandler (Jackson Lamb), Elle Fanning (Alice Dainard), Joel Courtney (Joe Lamb), Gabriel Basso (Martin), Noah Emmerich (Nelec), Ron Eldard (Louis Dainard), Riley Griffiths (Charles), Ryan Lee (Cary), Zach Mills (Preston) dhe Glynn Turman (Dr. Ëoodëard).