60 minatorë të Bulqizës, nisen drejt Tiranës

Rreth 60 minatorë të Bulqizës, janë nisur mëngjesin e sotëm për të mbështetur protestuesit në Tiranë. Minatorët protestojnë prej 5 ditësh në kryeqytet, për plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata kërkojnë rritje page, përmirësimin e kushteve të punës si dhe uljen e moshës së pensionit. Minatorët janë të vendosur për të vijuar protestën e tyre deri në plotësimin e këtyre kërkesave.
Edhe pas vendimit të publikuar të METE për pezullimin e një pjese të kontratës me kompaninë austriake “ACR” dhe konkretisht pezullon lejen minerare për zonën D, minatorë vijojnë protestën.
Sipas tyre, ky vendim, nuk është një zgjidhje dhe për këtë arsye, ata shprehen më të vendosur se kurrë më parë.