Videoja “Meta-Prifti”, sot seanca e radhës në Gjykatën e Lartë
Gjykata e Lartë, do të zhvillojë sot në orën 10:00 seancën gjyqësore në ngarkim të ish-zv/kryeministrit e ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta, i cili sipas akuzave të bëra nga Prokuroria, akuzohet për korrupsion aktiv.
Mësohet se kreu I LSI-së, Ilir Meta do të jetë i pranishëm në këtë seancë ku do t`i nënshtrohet procesit të gjykimit për atë që tashmë konsiderohet si “video-përgjimi”.
Më herët, në seancën maratonë të datës 11.7.2011 që zgjati më shumë se 6 orë, kolegji penal i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Ardian Dvorani, rrëzoi kërkesat e bëra nga avokatëve e Ilir Metës, për pavlefshmëri të hetimeve si jashtë afateve.
Gjykata e Lartë mori parasysh kërkesën e e ish-zv/ kryeministrit Meta për të shqyrtuar me themel çështjen dhe për të mos e mbyllur për shkaqe proceduriale.
Ndër të tjera Gjykata e Lartë vendosi që të kryhet një ekspertizë e re për videopërgjimin duke rrëzuar ekspertizën e mëparshme. Ekspertiza e videopërgjimit konsiderohet nga prokuroria si prova themelore e saj.