E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarre te fuqishme ne kufirin mes Greqise dhe Shqiperise

Forcat greke te  shuarjes se  zjarreve kane arritur mbreme te vene ne kontroll dy zjarre te fuqishme ne brezin kufitar mes te dy vendeve. Zjarret kane demtuar siperfaqe pyjore dhe sipas zyrtareve greke jane perdorur dhjetera mjete  zjarrfikese dhe Helikoptere  nga ajri per shuarjen e tyre.

Repartet greke te shuarjes se zjarreve kane arritur mbreme te vene ne kontroll dy zjarre te fuqishme ne brezin kufitar mes Shqiperise dhe Greqise ne zonen e Gjirokastres dhe te Sarandes. Sipas Drejtorise se zjarrfikesve te Javnines qytetit fqinj verior grek zjarri i pare kaperceu kufirin ne zonen e Pogonianit duke djegur siperfaqe pyjore dhe duke rrezikuar edhe shtepi te banoreve.

22 zjarrfikes greke te ndihmuar nga mjete te shumta dhe elikoptere nga ajri u perfshine ne operacion. Edhe pala shqiptare ka shprehur gadishmerine per te kontribuar ne operacion nderkohe qe ne anen shqiptare territori ka qene mjaft i veshtire per te vepruar  per shkak te terrenit te thyer dhe pamundesise se mjeteve per te depertuar.

Zjarri tjeter i fuqishem ka qene ne zonen mes Sarandes dhe Gumenices  ne afersi te te Kepit te Stillos. I ndihmuar nga ererat e fuqishme zjarri eshte perhapur nga territori shqiptar ne drejtim te territorit grek. Dhjetera zjarrfikes nga Igumenica kane mundur te vene zonen ne kontroll mbreme pas rreth 12 oreve peprjekje thane  zyrtaret e repartit te veprimeve kunder zjarrit ne qytetin grek fqinj me Saranden.

Dyshimet e para per venien e zjarreve lidhen me perpjekjet e barinjve te zones per te djegur kullotat. Prej eres dhe zones se dendur pyjore zjarret kane dale jashte kontrollit duke demtuar edhe masivet pyjore  ne brezin kufitar.

Te dy vendet kane marreveshje te ndersjellte per te vepruar se bashku ne raste te faktkeqesive natyrore dhe sidomos per luftimin e zjarreve. Diza zona te mbrojtura pyjore si ajo e Bredhit te Hotoves dhe Sotires  jane fare afer kufirit dhe masat e parandalimit dhe te veprimit jane te domosdoshme ne te dy anet e kufirit.

Si Shqiperia dhe Greqia gjate stines se veres goditen nga zjarre te fuqishme. Per pjesen greke te kufirit masat mbrojtese jane me te forta dhe gjithashtu operacionet ndihmohen nga pajisje moderne dhe mjete te shumta. Ndersa repartet shqiptare kane pak mjete ne dispozicion dhe u mungojne elikopteret per shuarjen e zjarreve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›