60.000 euro per arbitrin - Fillon procesi per skandalin e basteve ne futboll

Pothuajse per nje vit te tere ne publik thuajse nuk depertuan informacione per skandalin me te madh te basteve ne futbollin nderkombetar. Edhe ne diten e pare te procesit gjyqesor ne Gjykaten e Landit ne Bohum rreth 80 vezhguesve iu desh te presin gjate per detaje.
Metoda mafioze
Vetem pas tri oresh dhe nje sere kerkesash te mbrojtjes prokurori Andreas Bachmann mundi te lexoje aktakuzen. Ne kete kuader ai e beri te qarte se si mendohet qe i ka ndikuar mafia e basteve lojerat
Mund te thuash me siguri qe nje e ashtuquajtur menyre defensive loje nje menyre loje e keqe ka qene ajo qe ka mbizoteruar. Qe jane gjuajtur si te thuash pasa rreshqanthi te cilat normalisht nuk do te ishin gjuajtur. Pra qe eshte luajtur shume keq dhe qe e gjitha pastaj pasqyrohet edhe ne venien e notave. Vihet re qe ata kane luajtur ne keto lojera keq dhe qe kjo eshte verejtur edhe jashte.
Bildunterschrift Gjykata e landit ne Bochum ku zhvillohet procesi per skandalin e basteve ne futboll.
Arsenal kercenimesh ndaj lojtareve
Per te manipuluar lojerat mashtruesit kane folur me lojtaret arbitrat dhe trajneret.
Sic e degjuat edhe nga aktakuza puna kryhet e tille qe behet nje perpjekje per ti fituar njerezit dhe provohet nese lojetaret jane te korruptueshem. Kete te pakten e kemi konstatuar ne. Ata ose kundershtojne menjehere ose vihen si te thuash ne radhe dhe nuk e dine tamam si do te veprojne. Ose pranojne menjehere. Ne kemi konstatuar kur lojtaret kane pranuar te manipulojne atehere ata nuk kane qene te korruptueshem vetem per nje ndeshje por kane qene te gatshem ta bejne kete per nje seri ndeshjesh gje per te cilen edhe jane paguar.
Lojetaret e korruptuar jane frikesuar si te thuash me nje arsenal kercenimi. Shumen me te madhe te ryshfetit besohet se e ka marre arbitri i ndeshjes U 21 midis Zvicres dhe Gjeorgjise 60 mije euro.
Kater personat e paditur ne moshat midis 32 dhe 55 vjec akuzohen nga prokuroria se kane bere mashtrim per qellime fitimi dhe ne grup keshtu u shpreh zedhenesi i Gjykates se Landit ne Bohum
Mashtrimi konsiston ne faktin qe anetaret e ketij grupi duke i njohur keto manipulime kane vene baste. Ne kete menyre ofruesit te basteve dhe personave te tjere qe kane vene baste u jane shkaktuar deme.
Autor Anne van Eickels / Auron Dodi
Redaktoi Eliana Xhani