Debat ne parlamentin gjerman per integrimin e te huajve

Nje e pesta 156 milione e banoreve te Gjermanise eshte me prejardhje imigrimi. Kjo del ne pah nga raporti i tete i qeverise gjermane per migracionin. Me shume se gjysma e tyre jane me shtetesi gjermane 83 milione por sic ve ne dukje raporti shtetesia nuk eshte etapa e fundit e integrimit. Prandaj edhe Maria Boehmer gjate prezantimit te raportit te tete te qeverise gjermane per gjendjen e imigranteve ne Gjermani e vuri theksin tek politika e integrimit
Kush vjen ketu duhet ta kete qe qarte qe ne fillim se duhet te respektoje kushtetuten dhe ligjet tona.
Kush nuk respekton barazine mes burrit dhe gruas sic ne rastin e islamizmit radikal nuk kane vend ketu theksoi politikanja demokristiane duke e deklaruar te deshtuar multikultin. Mbas kesaj fraze qendron politika e perqafuar kryesisht nga te gjelbrit gjate periudhes se qeverisjes se tyre me socialdemokratet 1999-2005 per te respektuar kulturat e ndryshme te imigranteve te ardhur.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mozaik i paperfunduar - Sa eshte arritur integrimi i te huajve ne Gjermani
Njohja e diplomave te huaja si mase per lehtesimin e integrimit
Boehmer theksoi masat qe kishte marre qeveria e saj pikerisht per te ndaluar fenomenet e padeshiruara te multikultit si per shembull kurset e gjuhes si parakusht per bashkim familjar me synim qe te shmangen martesat e detyruara kurset e integrimit per imigrantet e porsaardhur ose provimi per Gjermanine si kusht per marrjen e shtetesise. Ajo gjithashtu paralajmeroi se se shpejti do te dale edhe ligji per njohjen e diplomave te huaja. Kjo do te jete ngjarja vendimtare ne politiken e integrimit te kesaj periudhe legjislative tha Boehmer.
Kultura orientuese ne Gjermani duhet te jene demokracia dhe te drejtat e njeriut
Politikanet e opozites e akuzuan qeverine per fjale te bukura por pak vepra Vetem te flasesh nuk mjafton tha socialdemokrati Olaf Scholz dhe vuri ne dukje se sa i perket politikes se integrimit ekziston nje hendek i madh nga e thena ne te bere. Edhe politikani i Te Gjelberve Mehmet Kilic vete me prejardhje turke e akuzoi qeverine konservatore-liberale per mungese koncepti.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje e pesta e banoreve te Gjermanise eshte me prejardhje imigrimi.
Kritike shkoi ne adrese te Unionit Kristiandmeokrat e Kristiansocial CDU/CSU edhe per shkak te debatit qe po zhvillohet se a eshte feja e islame pjese e kultures gjermane apo jo Ky eshte nje banalitet tha politikani i se Majtes Harald Wolf duke pasur parasysh thenien e presidentit gjerman se feja islame eshte pjese e Gjermanise. Une po cuditem qe ne radhet e Unionit po zhvillohet serish nje debat per kulturen orientuese ne Gjermani shtoi ai me tej. Nese imigranteve myslimane u thuhet se feja islame nuk eshte pjese e kultures tone orientuese atehere zere se u ke thene se ju nuk keni vend tek ne tha nder te tjera senatori i Berlinit. Une jam i mendimit se kultura orientuese tek ne duhet te jene demokracia dhe te drejtat e njeriut e jo botekuptimet apo ideologjite fetare tha politikani i majte.
Rrenje kristiano-hebraike
E ngarkuara e qeverise gjermane per te huajt Maria Boehmer ne fjalen e saj me pare i kishte dhene te drejte presidentit Wulff por njekohesisht kishte theksuar se kultura gjermane i ka rrenjet ne traditen kristiane-hebraike. Politikane socialdemokrate dhe te gjelber kane kerkuar me kete rast qe afro 4 milione myslimanet qe jetojne ne Gjermani te pranohen zyrtarisht si komunitet fetar ashtu si edhe te krishteret dhe hebrenjte por kishat nuk e pranojne kete kerkese.
Autor Anila Shuka
Redaktoi Eliana Xhani