E Diel, 1 Nëntor 2026

605 vjetori i lindjes së Skënderbeut, aktivitet në Durrës

Nisur nga debatet e kohëve të fundit lidhur me figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, universiteti "Marin Barleti" ka zhvilluar në Durrës konferencën ndërkombetare me teme: Skënderbeu: Historia dhe imazhi", ku ishte i pranishëm presidenti Bamir Topi, i cili ka shmangur deklaratat politike dhe ka vlerësuar konferencën si një ngjarje të vecantë që lidhet me figurën themelore të historisë tonë Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili është një nga udhëheqësit më të shquar ushtarak e politik.

"Ky burrë i madh, shpirti i historisë së mesjetës së vonë, edhe sot e kësaj dite me veprën e tij na bën të mendojmë se shqiptarët e bashkuar në mendim dhe veprim, mund ti bëjnë ballë problemeve, sfidave dhe enigmave që e sotmja dhe e ardhmja do i përball. Duke ndjekur aleancat e të madhit Skënderbe, pas shumë përpjekjesh, ne kemi dalë të jemi anëtar të NATO-s, aleancës më të madhe politiko-ushtarake të lirisë dhe demokracisë dhe natyrshëm të bëjmë hapa të rëndësishëm drejt BE-së", tha Bamir Topi, president i Republikës.

Në këtë koneferencë që përkon më 605 vjetorin e lindjes së Skënderbeut kanë marrë pjesë studiues vendas dhe të huaj. Dhe për organizimin e saj ka dhënë një ndihmesë të vecantë qendra e Studimeve Albanologjike.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›