Greqi, arrestohet ish ministri për aferra korruptive

Një ish ministër socialist në Greqi është arrestuar nën akuzat për pastrim parash pasi para hetuesve deklaroi se kishte pranuar të holla nga konglomerati gjerman Siemens ndërsa kryente detyrën në fund të viteve '90. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur hetimet mbi mitmarrjen e politikanëve sa vijnë e zgjerohen.
Ish ministri socialist i Transportit, Tassos Mantelis, deklaroi para një komisioni parlamentar se kishte pranuar 100,000 euro në 1998 si donacion për fushatën e tij. Te hollat ishin kaluar një një llogari zviceriane kundrejt akordimit të kontratave për lojrat olimpike të Athinës më 2004. Hetimet në lidhje me ministrin fokusojnë dhe një shumë të dytë prej 110,000 eurosh të derdhur në të njëjtën llogari nga një donator i panjohur në vitin 2000. Në kuadër të hetimeve të gjera anti-korrupsion më herët këtë muaj një zv.ministre u detyrua të japë dorëheqjen për shkak të taksave të prapambetura të bashkëshortit të saj.
Delina Bitraku