E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Qeveria po pengon zgjidhjen. Djegia e fletëve, djegie e zgjidhjes

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama e quajti sukses faktin qe tashme eshte pranuar hapja e kutive te materialeve zgjedhore, por nuk u shpreh per rastin kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te djege kutite me fletet e votimit. Ky qendrim i Rames shpjegon edhe piken ku kane mbetur deri me sot palet.

“Vetë fakti që kutitë e dokumentacionit zgjedhor do të hapen është i mjaftueshëm në vetëvete për të kuptuar se cfarë progresi të jashtezakonshëm ka bërë kauza jonë. Djegia e fletëve të votimit është djegie e cdo shansi për zgjidhje” thotë Rama.

Kryesocialisti i dergoi nje mesazh permes kamerave te televizioneve kryeministrit Sali Berisha, nje fakt qe ve ne pikepyetje komunikimin mes dy liderve, vetem nje jave pas darkes ne Strasburg.

“Doja të nënvizoja tre gjëra për zotin Berisha, qeverisë nuk i kërkon kush të ofrojë hapësirë për opozitën, por i kërkojmë të mos pengojë opozitën të shfrytëzojë hapësirën që i jep kushtetuta, ligji dhe mandati i popullit. Ne nuk kërkojmë nga zoti Berisha as më shumë e as më pak se sat ë kuptojë që ky vend nuk është mbretëri, por është republikë kushtetuese ” thotë Rama.

Lideri i opozites i kerkoi qeverise qe te fokusohet ne tre kushtet e Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave pasi askush nuk do ta besoje se opozita do te jete fajtore per deshtimin e heqjes se vizave.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›