65-vjeçarja në kërkim të dashurisë, operon gjokset

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 20:02
Edhe pse është 65-vjeç, Joan Lloyd ka vendosur që të operojë gjokset, duke i rritur ato dhe duke i bërë si të një 20-vjeçareje.
Ky veprim vjen vetëm një vit pasi bashkëshorti i saj ka ndërruar jetën si pasojë e një sëmundje. Joan ka shpenzuar kursimet e saj, 4200 euro, për të kryer operacionin në gjokse.
Ajo thotë se fëmijët e saj kanë qenë dakord me këtë veprim. 65-vjeçarja gjithë këtë veprim e ka bërë për shkak se ka vendosur që të fillojë një marrëdhënie të re.
Dhe, duket se operimi i gjokseve ka dhënë efekt, pasi ka mundur që të lërë takime me pesë meshkuj, të moshës 24-50 vjeç. Jo keq për një 65-vjeçare, e cila shprehet se ka vuajtur gjatë gjithë viteve të rinisë së saj, për shkak se ka pasur gjokse shumë të vogla. /tema/