E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antikorrupsioni i Berishës, grup pune kundër ALUIZNI-t

Një grup punë i njësisë antikorrupsion në kryeministri është ngritur për të verifikuar mijëra ankesa që kjo zyrë thuhet se ka marrë nga qytetarë, të cilëve u janë vonuar procedurat e legalizimit të banesave. Grupi i punës është urdhëruar të ngrihet nga kryeministri Berisha, i cili i ka udhëzuar qartë të hetojnë punën e Drejtorit të ALUIZNI-t, Shaban Memia. Një nga akuzat që i është drejtuar Memisë është se nuk ka përfillur shumë rekomandime të PD-së në procesin e ALUZNI-t, gjë që në disa zona sipas njerëzve të PD ka krijuar probleme.

Lajmi shihet si një acarim i raporteve mes Berishës dhe Memesi, katër vjet pas ngritjes së kësaj agjencie, e cila ende nuk ka ndonjë bilanc konkret. Premtimet ishin se procesi do mbyllej për dy vjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›