E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA ua mbyll gojën skeptikëve: Ja provat e uljes në hënë

Për shumë njerëz kjo është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit, por që kur u hodh ai hap i vogël për njeriun dhe i madh për njerëzimin, ka pasur shumë pikëpyetje në lidhje me faktin se a u ul vërtet njeriu në hënë. Tani NASA ka vendosur të ofrojë të tjera prova që tregojnë se vërtet njeriu ka prekur hënën.

Në foto shihen gjurmët e astronautëve dhe të anijes që u ul aty.

Një nga shkencëtarët që pa fotot tha se ato janë thjesht imazhet më të bukura të sipërfaqes së hënës që ka parë ndonjëherë.

Mbrojtësit e teorive konspirative thonë se njeriu nuk u ul kurrë në hënë, por gjithçka u realizua në një studio televizive.

NASA u ka dhënë përgjigje disa dyshimeve më të forta. Kështu, skeptikët thonë se përse nuk ka asnjë yll në foto. NASA thotë se ulja u realizua gjatë mëngjesit hënor, ndaj yjet nuk kapeshin dot në kamera.

Pyetjes se kush e filmoi Armstrong gjatë uljes, ata i janë përgjigjur duke thënë se kishte një kamera të fiksuar në krah, që u zgjat menjëherë sapo ai u ul dhe kapi momentin historik.

Pyetjes se përse flamuri amerikan valëvitet në hënë, ekspertët i përgjigjen duke thënë se kishin vendosur kabllo që të bënin sikur valëvitej.

Pyetjes se përse nuk ka flakë kur moduli hënor ngrihet, ekspertët i përgjigjen duke thënë se nuk prodhohet flakë në vakuum.

Gjurmët e astronauteve

Vendi ku u ul Apollo 14

Eksperimentet henore te Apollo 17

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›