65 vjet Teatër Kombëtar
I krijuar në 24 maj të 1945 nga Ministria e Shtypit e asaj kohe, një grup i posaçëm prej 19 artistësh punoi duke ngritur të parin teatër profesionist shtetëror në Shqipëri. “Teatri Kombëtar ka qenë dhe mbetet një majë e lartë e elitës intelektuale shqiptare, një zë i fuqishëm dhe i spikatur i talentit dhe mundësive të shpirtit shqiptar, një krenari e ligjshme e gjithçkaje europiane që ka Shqipëria në këto vite”, thuhet në përshendetjen e Kryeministrit Sali Berisha, drejtuar Teatrit Kombëtar, të cilën e lexoi ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj.
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami e quajti këtë institucion “një histori të madhe, të papërsëritshme”, pasi në këto 65 vjet TK ka prekur lavdinë e tij me shumë kryevepra, që do të mbeten në fondin e artë të historisë së tij”. Në këtë ditë festive për Teatrin Kombëtar u vu në skenë një pjesë nga komedia “Topazi” (e para pjesë e vënë në skenë pikërisht më 24 maj 1945), e shkrimtarit francez Marcel Pagnol, përkthyer nga Nonda Bulka dhe interpretuar nga aktorët Anila Bisha, Vasjan Lami e Naum Shundi.