Eurosong, Shqipëria kualifikohet për në finalen e madhe
Këngëtarja shqiptare u paraqit suksesshëm mbrëmë në gjysmëfinalen e parë, duke marë vlerësimet e jurisë profesioniste dhe votat e teleshikuesve evropianë, të cilët e renditën atë mes dhjetë më të mirave që do të shkojnë në finale.
Juliana Pasha u paraqit e 12-ta në radhë, duke transformuar skenën e Oslos me zërin e fortë dhe paraqitjen e shkëlqyer, dy pikat më të forta të këngëtares shqiptare. Pasha u shoqërua nga violinisti Olen Cezari dhe tri back-vokalistet amerikane, Joy Garrison, Glenys Vargas dhe Desiree Kedjour.
Kënga shqiptare, në festivalin më të madh të muzikës në kontinent, për herë të parë vlerësohet të jetë me ngjyrime evropiane. Në faqen zyrtare të “Eurovisionit”, shkruhet se ajo u paraqit me shumë ritëm dhe bindshëm, me një zë të fortë dhe koreografi të përshtatur mirë.
Ndërkohë, për në finalen e 29 majit janë kualifikuar edhe 9 vende të tjera nga gjysmëfinalja e parë, të cilave do t’u bashkëngjiten 10 këngët më të mira nga gjysmëfinalja e dytë dhe 5 vendet e kualifikuara direkt nga festivali i vitit të kaluar.
Dhjetë shtetet e kualifikuara mbrëmë janë: Bosnje-Hercegovina, Moldavia, Rusia, Greqia, Portugalia, Bjellorusia, Serbia, Belgjika, Shqipëria dhe Islanda.
Në finalen e 29 majit (ditën e shtunë), vendet e kualifikuara do të paraqiten si më poshtë:
1. Nga gjysmëfinalja e dytë
2. Spanja
3. Norvegjia
4. Moldavia
5. Nga gjysmëfinalja e dytë
6. Bosnje-Hercegovina
7. Belgjika
8. Serbia
9. Bjellorusia
10. Nga gjysmëfinalja e dytë
11. Greqia
12. Mbretëria e Bashkuar
13. Nga gjysmëfinalja e dytë
14. Nga gjysmëfinalja e dytë
15. Shqipëria
16. Islanda
17. Nga gjysmëfinalja e dytë
18. Franca
19. Nga gjysmëfinalja e dytë
20. Rusia
21. Nga gjysmëfinalja e dytë
22. Gjermania
23. Portugalia
24. Nga gjysmëfinalja e dytë
25. Nga gjysmëfinalja e dytë
Pra, Shqipëria do të jetë e 15-ta në renditje, numër me të cilin edhe do të votohet.
Kujtojmë, që të drejtën për të votuar këngën e Juliana Pashës e kanë vetëm ata persona që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa ata që ndodhen brenda Shqipërisë, kanë të drejtë për të votuar cdo këngë, përveç asaj shqiptare.