Gjermania fiton festivalin e madh të "Eurosong"
Kënga me motive amerikane e titulluar "Satelit", është shndërruar prej kohësh në ''hit'' në Gjermani. ''Nuk e kisha menduar kurrë se do të arrija deri këtu'', deklaroi e emocionuar këngëtarja Lena gjatë marrjes së cmimit.
Me këtë triumf, Gjermania fiton të drejtën për të organizuar festivalin e radhës së këngës evropiane vitin e ardhshëm.
Megjithëse kënga gjermane arriti të marrë një mbështetje bindëse nga publiku evropian, në votim u vunë re sërish mbështetjet politike. Kështu, shumë prej këngëve të cilësuara si pretendente serioze nga juria profesioniste dhe specialistët e fushës, nuk arritën dot të vlerësoheshin objektivisht nga telespektatorët e vendeve pjesëmarrëse.
Shqipëria e përfaqësuar nga Juliana Pasha me këngën “I’ts all about you” nuk arriti do të merrte më shumë se 62 pikë, megjithëse klasifikohej mes pesë pretendenteve për të marrë cmimin e madh. Për t’u cuditur është fakti se këngës së Juliana Pashës i dhanë pikë vetëm 12 vende nga 39 pjesëmarrëse.
Ato vende të cilat vlërësuan këngën shqiptare ishin thuajse të përhershmet: Maqedonia 12 pikë, Greqia 10, Zvicra 8, Turqia 7, Islanda 7, Kroacia 5, Bosnja 5, Belgjika 3, Polonia 2, Rumania 1, Gjermania 1 dhe Anglia 1.