E Diel, 1 Nëntor 2026

67 miqësoret e ShqipërisëMiqësorja e me Gjeorgjinë është e 68-ta për Shqipërinë dhe e para për Josip Kuzhen si trajneri i përfaqësueses i saj.

Miqësorja e me Gjeorgjinë është e 68-ta për Shqipërinë dhe e para për Josip Kuzhen  si trajneri i përfaqësueses i saj. Shqipëria ka zhvilluar deri tani 48 ndeshje miqësore të njohura zyrtarisht nga FIFA, edhe pse përfaqësuesja jonë ka zhvilluar të paktën më shumë se 30 ndeshje që FIFA nuk i ka në rekordet e saj apo nuk i njeh si të tilla. Miqësorja e parë (e panjohur nga FIFA) është ajo kundër Malit të Zi në vitin 1945, ndërsa ajo e fundit (e njohur nga FIFA) është është ajo me Azerbajxhanin (19 nëntor 2008). Gjithsesi, ndeshja e parë miqësore e kuqezinjve daton më 23 tetor 1949 ku kombëtarja zbriste në stadiumin e Bukureshtit për tu ndeshur me përfaqësuesen rumune. Takimi përfundoi në barazim 1-1.
Çuditërisht, miqësorja e parë e jona e njohur nga FIFA është ajo kundër Kubës (0-0), ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Tomori” të qytetit të Beratit, më 6 gusht 1988.

E Marte, 09 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›