Kuper: “Jo per shetije me Shqipërinë”Trajneri argjentinas i Gjeorgjise:. “Ne luajmë gjithmonë për të fituar, kjo është në filozofinë e lojës sonë, pavarësisht se në Shqipëri kemi ardhur me gjashtë mungesa të lojtarëve titullarë"

Gjeorgjia mbërriti në Shqipëri me një synim as më pak e as më shumë, por fitoren. Këtë e bëri të ditur trajneri argjentinas i saj, Hektor Kuper. “Ne luajmë gjithmonë për të fituar, kjo është në filozofinë e lojës sonë, pavarësisht se në Shqipëri kemi ardhur me gjashtë mungesa të lojtarëve titullarë. Di gjë Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë dhe këtë e ka treguar në ndeshjet e këtyre viteve të fundit. Njoh disa lojtarë shqiptarë si Bogdani e Tare, në kohën që dhe unë isha trajner në Serinë A në Itali”, - tha argjentinasi 54-vjeçar Hektor Kuper, i cili ka drejtuar më parë edhe Interin, Parmën, Valencian Gjeorgjia, kombëtarja e së cilës ndodhet në vendin e 105-të në ranglistën e FIFA-s për muajin qershor 2009, 13 vende pas Shqipërisë (92), zhvilloi dje një stërvitje njohëse në “Qemal Stafa”. Në kualifikueset e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, Gjeorgjia ndodhet në një grup me Italinë, Irlandën e Veriut, Bullgarinë, Qipron e Malin e Zi. Në shtatë takime ka grumbulluar vetëm 3 pikë, duke zënë vendin e fundit: 3 barazime, 4 humbje është bilanci i Gjeorgjisë. Në listën e lojtarëve të thirrur ka disa lojtarë që luajnë si në Rusi, Gjermani, Itali, Angli, Letoni.
E Marte, 09 Qershor 2009