E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 Marsi Nderim Per Mesuesit

Mijëra nxënës i kanë uruar sot mësuesve festën e 7 marsit. Buqetat me lule kanë qenë një ndër dhuratat më të përzgjedhura për mijëra mësues që edukojnë brezin e ri.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka uruar të gjithë mësuesit me këtë rast. Kreu i shtetit ka theksuar se kombet e qytetëruara bëjnë maksimumin për edukimin dhe përgatitjen e brezave të ardhshëm.

Ndërsa kreu i qeverisë, kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me një grup mësuesisht në Pallatin e Brigadave, ku ka theksuar edhe njëherë se arsimi mbetet prioritet i qeverisë.

“Ambicjet tona janë të mëdha. Neve vitin 2017 këtë vend duhet ta vendosim në grupin e vendeve të zhvilluara dhe roli juaj në këtë proces është vendimtar. Të dashur mësues, përulem me nderim para misionit tuaj, uroj gëzuar këtë ditë”, ka deklaruar Berisha.

Në prani të dhjetra mësuesve, kreu i qeverisë ka theksuar se këtë vit 70% e maturantëve vijojnë studimet e larta, dhe ky është një hap drejt cilësisë.

Kreu i qeverisë, i cili në këtë pritje me mësuesit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe nga ministri i Arsimit, ka theksuar se investimet në arsim do të rriten dhe do të mbetet një nga prioritetet e qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›