E Diel, 1 Nëntor 2026

8 maji presidenti Topi Pergjegjesia per zgjedhjet bie mbi partite politike

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka pritur ne nje takim pune zv.presidenten e Institutit Demokratik Kombetar Amerikan Shari Brajan dhe Drejtorin Rajonal per Evropen Qendrore dhe Lindore te ketij Instituti Robert Benxhamin.

Topi pasi ka bere nje panorame te situates me te fundit politike ne vend dhe afrimit te zgjedhjeve vendore te 8 majit 2011 ka vleresuar rolin e rendesishem qe ka luajtur dhe vazhdon te luaje Institutit Demokratik Kombetar Amerikan ne vendin tone prej 15 vjetesh. Presidenti Topi ka vene ne dukje rendesine e zgjidhjes sa me shpejt te mosmarreveshjeve politike dhe ruajtjen e qetesise e maturise per zhvillimin me sukses dhe sipas standardeve te duhura demokratike te zgjedhjeve vendore te 8 majit. Ne keto zgjedhje vendore partite politike duhet te mbajne pergjegjesite jo vetem ne drejtim te pergatitjes se infrastruktures zgjedhore por edhe te organizmit se fushates zgjedhore dhe zhvillimit te zgjedhjeve sipas standardeve me demokratike tha Presidenti.

Nga ana e tyre zv.presidentja e Institutit Demokratik Kombetar Amerikan NDI Shari Brajan dhe Drejtori Rajonal per Evropen Qendrore dhe Lindore te ketij Instituti Robert Benxhamin e siguruan kreun e shtetit shqiptar se do te vazhdojne te japin kontributin dhe pervojen e tyre institucionale ne dobi te realizimit me sukses te te gjitha aktiviteteve te ardhshme te Institutit amerikan ne vendin tone.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›