NATO me bazë në Porto Romano, ish- ushtarakët: Po forcohet aviacioni dhe marina

Jak Gjergji, ish komandant i njërës prej 4 nëndetëseve që ka pasur vendi ynë dikur, është dëshmitar i dy epokave të fuqizimit të flotës luftarake detare.
Në kufirin e 90 viteve të jetës së tij, mirditori Jak Gjergji shprehet I lumtur që ka qenë pjesë e bazës detare të nëndetëseve të Pashalimanit, ndërkohë që shton se po ashtu ndihet edhe tani kur po diskutohet ndërtimi i bazës së re detare në Porto Romano të Durrësit.
Për 15 vite Jak Gjergji ka qenë komandat nëndetëse dhe shumë vite të tjera në anije të tjera të flotës luftarake detare.
Lajmin e ndërtimit të bazës së re në Porto Romano në bashkëpunim me NATO-n, ai e cilëson lajm shumë të mirë, pasi e para fuqizohet mbrojtja e vendit tonë dhe më tej, kjo gjë bëhet në partneritet me një organizëm që kontribuon për lirinë.
Vetëm pak ditë më parë u bë rihapja e bazës ajrore ushtarake në Kuçovë.
Baza e re detare pritet të ndërtohet në bashkëpunim me NATO-n në Porto Romano, pranë vendit ku është ndërtuar porti I ri tregtar nga një kompani private.
RTSH