7 Marsi, mesuesit e festuan nje dite perpara

Kryeministri Berisha do te mbledhe sot ne Pallatin e Kongreseve rreth 3 mije arsimtare, per te ndare me ta urimin e festes. Ndersa presidenti Topi takoi dje nje grup arsimtaresh me pervoje me rastin e festes.
Sot pritet qe restorantet te mbushen plot nga mesues te cilet preferojne qe te shijojne nje dreke te mire ne kete dite. Nxenesit i kane bere qe dje dhuratat e radhes. Nuk kane munguar lulet, por kete vit "menyse" se dhuratave per mesuesit u jane shtuar edhe librat.
7 Marsi perkujton hapjen e shkolles se pare shqipe ne vend. Ne kete date te vitit 1887 eshte çelur ne Korçe Mesonjetorja e Pare, arritje e cila perkujtohet çdo vit ne Shqiperi, duke i atribuuar profesionit te mesuesit vlerat e perhapjes se diturise.
Aktualisht ne Shqiperi numerohen rreth 38 300 mesues qe ushtrojne profesionin e tyre, prej te cileve mbi 30 mije japin mesim ne shkollat 9-vjeçare dhe rreth 7900 te tjere ne shkollat e mesme.