Vdesin në Itali, varrosen 3 pjesëtarët e familjes Gonaj
Të afërm të familjes Gonaj, pohuan se bashkëshorti dhe njëkohësisht babai i dy fëmijëve që u dogjën të gjallë në vendin fqinj, është në gjendje shoku që nga mbrëmja e së enjtes.
MALËSI E MADHE - Qindra banorë, miq e të afërm të familjes Gonaj në Malësinë e Madhe, dje u dhanë lamtumirën e fundit tri viktimave, të cilët me 1 mars të këtij viti humbën jetën në një provincë të Firences së Italisë, si pasojë e shpërthimit të gazit. Në ceremoninë e varrimit të Angjelina, Dorina e Dorian Gonajt, ishin të pranishëm dhe përfaqësues të pushtetit vendor, 50 emigrantë të ardhur nga Italia si dhe bashkëmoshatarë të Dorianit që janë angazhuar me skuadrën e futbollit të Vrakës. Ndërsa, 38-vjeçarja e dy fëmijët e saj 13 e 14 vjeç u dërguan në banesën e fundit, në ceremoni mungoi kryefamiljari, Gëzim Gonaj. Të afërm të familjes Gonaj, pohuan se bashkëshorti dhe njëkohësisht babai i dy fëmijëve që u dogjën të gjallë në vendin fqinj, është në gjendje shoku që nga mbrëmja e së enjtes. Mësohet se Gëzim Gonaj është "mbyllur" në njërën prej dhomave të shtëpisë së tij dhe është nën kujdesin e dy mjekëve. Gjithashtu, janë të traumatizuar edhe vëllai i Angjelinës, Nikë Lamaj, i cili dje mbërriti nga Greqia për t'i dhënë lamtumirën e fundit motrës, nipit e mbesës. Shuarja e familjes Gonaj ka shokuar gjithë banorët e fshatit Vrakë në Malësinë e Madhe.
(s.g/BalkanWeb)