E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 Marsi, sot nderime dhe lulepër mësuesit e pedagogët

TIRANE- Buqeta me lule në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e edukatoreve, mësuesve dhe pedagogëve shqiptarë do t’u dhurohet sot në ditën e 7 marsit. Një sërë aktivitetesh janë planifikuar të zhvillohen sot në mbarë vendin, ku në qendër të vëmendjes janë mësuesit për punën e tyre të palodhur dhe impenjative për edukimin e brezave.

Drejtuesit më të lartë të shtetit, por dhe të partive politike do të zhvillojnë aktivitete ku në qendër të vëmendjes do të jetë mësuesi. Madje në kuadër të fushatës elektorale do të bëjnë dhe premtimet elektorale për përmirësim të sistemit arsimor si dhe të punës së mësueve. .

Çdo vit 7 Marsi festohet në të gjitha shkollet e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›