Studenti 3 ditë peng: Si më lidhëne më rrahën për 86 mijë lekë
Të tjera rreth shkrimit FOTO/Lokali ku u mbajt studenti
TIRANE - Askujt prej klientëve nuk iu shkonte mendja, se brenda në banjon e lokalit ku pinin kafe, ishte një njeri i marrë peng. Kur tentonin apo kërkonin të shkonin në tualet, stafi iu thoshte se nuk funksiononte, pasi është e bllokuar. Në fakt, ishte e bllokuar, pasi në të ndodhej një i ri, i marrë preng dhe i mbajtur brenda tualetit për tri ditë me radhë, deri dje në orën 19.00. Gjithëçka ka ndodhur në Rrugën e Barrikadave, në një bar të vogël, jolarg gjimnazit “Sami Frashëri”. Tre të rinj, sipas policisë së Tiranës, të cilët janë Martin Kështjari, Artur Kolpepa dhe Bledar Vata, kanë mbajtur peng në lokal, 22-vjeçarin nga Librazhdi Fatjon Xhafa, student i një universiteti privat në Tiranë. Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe tre persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik. Pas lirimit i enjtur në fytyrë dhe i pangrënë, i riu ka mundur të tregojë para efektivëve të policisë, se sgjatë tri ditëve, saherë tentontë të fliste, apo të bënte ndonjë lëvizje, goditej nga Kështjari, Kolpepa dhe Bledar Vata.
PENGMARRJA
Katër ditë më parë, në barin e vogël ku Xhafa kishte shkuar të pinte kafe, nuk është lënë më të dalë prej aty. Nën dhunë fizike e nën kërcënimin e armëve, është mbyllur në tualetin e lokalit, për të mos u liruar më pa ndërhyrjen e babait të tij dhe policisë. Tre të arrestuarit e djeshëm, sipas të njëjtave burime policore, i kanë telefonuar të atit të pengut, duke i thënë, se i biri u kishte 8600 lek të reja borxh dhe për këtë, ata nuk nuk do ta lejonin të dilte nga vendi ku e kishin future pa i marrë ato para. Megjithë përpjekjet apo kërkesat e studentit për ta lënë të lirë, pengmarrësit nuk e lejonin të dilte nga tualeti i lokalit, ku dhe e kishin lidhur e mbyllur gojën, me qëllim që të mos dëgjohej asnjë levizje apo zë i tij. Nga ana tjetër, babai i pengut, gjatë gjithë kohës komunikonte me pengmarrësit, të cilët për 2 ditë nuk ia kanë treguar vendin, se ku ndodhej djali i tij, nga frika se mos ai lajmëronte policinë. Madje, ata e kërcenonin, se të birin e priste plumbi nëse ai do denonconte.
LIRIMI DHE ARRESTIMET MBREMJEN E DJESHME, 6 MARS
Babai i Fatjon Xhafës, megjithëse i alarmuar për fatin e të birit, nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje pa lajmëruar uniformat blu. Ai ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka treguar detajet e asaj çfarë i kishte ndodhur të birit. Telefoni i tij është vënën në përgjim, por autorët nuk kanë treguar vendin deri dje në mëngjes (6 mars). Kur janë bindur se babai i viktimës së tyre nuk do të lajmëronte askënd, atëherë, Martin Kështjari, Artur Kolpepa dhe Bledar Vata, i kanë rrëfyer babait vendin se ku ai do të dorëzonte lekët e do t’i lirohej djali. Në këtë moment, e ka nxitur dhe policia që të bëjë një veprim të tillë. Takimi ishte lënë në orën 19.00 në lokal të mbrëmjes së djeshme. Oficerë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë mbajtur nën vëzhdim zonën orë më parë, ndërsa mes kalimtarëve të rastit, ata lëviznin dhe rrinin shumë pranë lokalit ku ndodhej pengu. Në orën 19.00, babai i pengut ka hyrë në lokal, ku dhe është ulur. Duke mos vënë re asgjë të dyshimtë, tre të rinjtë, një nga Tirana, dy tjerët nga Shkodra e Tropoja, por me banim në kryeqytet, i lanë ulur pranë. Pasi kanë biseduar për pak sekonda, babai i Xhafës ka nxjerrë nga xhepi lekët. Në këtë moment, kanë hyrë në lokal oficerët e operacioneve speciale, të cilët nuk iu kanë lënë asnjë mundësi tre pengmarrësve të largohen. Me armë te koka nga forcat e policisë, ata kanë treguar menjëherë derën e banjos së lokalit, ku mbahej i lidhur i riu 22-vjeçar.
Policia ka dërguar menjëherë për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës tre të arrestuarit, si dhe studentin e babain e tij. Deri pas mesnate, oficerët e hetimit, si dhe një prokuror i Krimeve të Rënda, kanë marrë dëshminë e 22-vjeçarit nga Librazhdi dhe të tre të arrestuarve.
DESHMIA: SI ME MBAJTEN TE LIDHUR PER 3 DITE
I enjtur në fytyrë dhe i pangrënë, ka mundur të tregojë para efektivëve të policisë, se sgjatë tri ditëve, saherë tentontë të fliste, apo të bënte ndonjë lëvizje, goditej nga Kështjari, Kolpepa dhe Bledar Vata. “Më gjuanin saherë flisja. I dëgjoja kur flisja me babain në telefon dhe i thonin, se nëse nuk sillte lekët apo lajmëronte policinë, unë do të vritesha”, ka mundur të rrëfejë studenti nga Librazhdi. Sipas tij, ai kishte shkuar për kafe në lokalin ku nuk u la të dilte më, por ata (pengmarrësit) s’e kanë lënë më të largohej prej aty. Kur në lokal nuk kishte klientë, sata e kanë future me dhunë në banjon e tualetit, duke e rrahur dhe lidhur. “Më kërkuan lekë, duke pretenduar se u kam borxh. Nuk kisha lek me vete dhe ata u lidhën në telefon me babain, pasi numrin ua dhashë unë”, ka treguar fatjon Xhafa. Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për dëshminë e tij, ndërkohë që në pyetje do merren dhe tre të arrestuarit dhe tre të shoqëruarit.
TE ARRESTUARIT
• Artur Zef Kolpepaj, 18 vjec, lindur e banues në Tiranë
• Martin Kol Kështjari, 23 vjec, lindur në Shkodër e banues në Tiranë.
• Bledar Frrok Vata, 23 vjec, lindur në Tropoje e banues në Tiranë
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)