Ligjet miratojnë me votat e mazhorancës draftin për administratën gjyqësore
Mazhoranca në komisionin e ligjeve ka miratuar vetëm me votat e saj që projektligji për Administratën Gjyqësore të votohet në Parlament me shumicë të thjeshtë.
Propozimi është bërë nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.
Deputetët e PS-së akuzuan mazhorancën se po shmang opozitën duke vendosur diktaturë.
“Shumica po injoron konsensusin me opozitën, kjo gjë është antikushtetuese”- theksoi socialisti, Damian Gjiknuri.
Në replikë me të, deputeti demokrat Alibeaj ka thënë se mazhoranca po ndjek të njëjtën strukturë si në kohën kur PS-ja ishte në pushtet.
Ndërsa, kreu i komisionit të ligjeve Ilir Rusmali ka ironizuar duke thënë se opozita e ka inat konsensusin.
Ndërsa Përfaqësuesi i EURALIUS ka deklaruar në Komisionin e Ligjeve se ligji për administratën gjyqësore bazohet në standardet e Bashkimit Europian.
Sipas tij, Ministria e Drejtësisë kontrollon kancelarët dhe këta të fundit informojnë ministrin.