7 arrestime per kontrabande

Tre doganierë dhe katër shtetas të tjerë janë arrestuar mëngjesin e së dielës në Durrës, në kuadrin e një operacioni anti-kontrabantë të quajtur “Siguria”.
Ndërhyrja e policisë u realizua pas sigurimit të provave se të arrestuarit kishin futur në Shqipëri 51.5 mijë litra karburant kontrabandë, përmes dy autobotëve për llogari të dy pikave të karburantit në Shkodër e Fier.
Tre doganierët e arrestuar janë shtetasit Ylli Troplini, Artur Mustafa dhe përgjegjësi i turnit në doganën e “Romano Port”, Selman Doçi, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe favorizim të kontrabandës me mallra të akcizës.
Ndërkohë, të arrestuarit e tjerë janë Klodian Cullhaj me detyrë agjent doganor, Lauret Bega me detyrë magazinier i “Europetrol”, Afrim Meçe, drejtues i autobotit me targa të Shkodrës dhe Pëllumb Metollari drejtues i autobotit me targa të Fierit.
Autobotet me karburantin kontrabantë janë dërguar nga drejtuesit e tyre përkatësisht në një pikë të karburantit të firmës “Elda” në Shkodër, ndërsa mjeti tjetër i transportit të lëndës së djegshme e ka depozituar sasinë e tij në një pikë karburanti në Fier.
Agjentët e antikrimit ekonomik të Durrësit kanë ndërhyrë duke bërë arrestimin e shtatë shtetasve të cilët do të përballen me akuzat e ngritura, ndërsa vijojnë hetimet nga prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë kontrabandë nafte.
Pritet që firmat të cilat kanë favorizuar këtë kontrabantë të ndëshkohen gjithashtu.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Sekuestrohet 1 kilogramë drogë
Një operacion policor i koduar me emrin “Tris” ka çuar në arrestimin e dy të rinjve nga Shkodra si dhe bllokimin e 1 kilogrami lëndë narkoktike të dyshuar si kokainë dhe heroinë. Tiranë, burri vret gruan përpara vajzës 2 vjeç
Krimi brenda familjes është rikthyer në mënyrën më të shëmtuar mesditën e sotme, me një bashkëshort që vrau me thikë gruan e tij në Tiranë, në praninë e vajzës 2-vjeçare. Vlorë, sekuestrohen 17 makineri
Policia e Vlorës bllokoi sot një lokal që ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit pa lejen e organeve tatimore, duke sekuestruar 17 makineri elektronike. “Konomi, atentatorët ndodheshin shumë afër”
Hetimet për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi po përqendrohen edhe te vendi i ngjarjes, pasi ka dyshime se atentatorët ishin shumë afër.
6 vrasje te renda per 10 muaj, asnje e zbuluar
Gjashte persona jane ekzekutuar ne menyre mafioze per kete vit ne Tirane dhe policia ende nuk ka mundur te zbuloje asnje prej tyre. Behet fjale per krimet e renda te ndodhura qe nga muaji janar deri me sot, nderkohe qe policia shprehet se vetem tre prej tyre kane mbetur pa u zbuluar.
Lajmet kryesore
Festa e Kurban Bajramit
Falja e mëngjesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Urimet e politikanëve
Tiranë, burri vret gruan përpara vajzës 2 vjeç
Sekuestrohet 1 kilogramë drogë
Replika mes PD dhe Presidencës