E Diel, 1 Nëntor 2026

Dite flijimi e sakrifice - Besimtaret myslimane festojne Kurban Bajramin

Ne diten e nente te muajit te fundit te kalendarit islamik Zul-Hidxhe qe njihet ndryshe edhe si dita e Arafatit besimtaret myslimane perfundojne ritin e Haxhit. Nje dite me pas ne diten e dhjete te ketij muaji ne boten islame zbatohet zakoni i flijimit duke sakrifikuar nje kafshe.

Imami i xhamise se Bohumit ne landin e Renanise Veriore-Vestfalise Elmaz Bajrami sqaron se shte feste e sakrifikimit sepse besimtari sakrifikon nje pjese te pasurise se tij per hir te Allahut fuqiplote me prerjen e Kurbanit apo te kafshes qe ka vendosur ta flijoje. Prerja e Kurbanit eshte nje obligim per cdo mysliman e myslimane qe gezon minimumin e nevojshem me pasuri. Sipas hoxhe Elmazit Nese nje besimtar ose besimtare ka pasuri ne para ne vleren e mbi 6415 gram argjendi atehere ai eshte i obliguar per te prere kurban. Me therjen e kurbanit myslimani perkujton traditen e Ibrahimit a.s. i cili ishte ne gjendje ta therte edhe djalin e tij Ismailin duke e flijuar per Allahun por Zoti e zevendesoi me therjen e nje dashi per kurban. Ne flijojme keshtu dhe sakrifikojme nga pasuria jone per hir te Allahut xh.sh. duke perkujtuar momentet e Ibrahimit a.s. sqaron imami Emaz Bajrami.

Riti i kurbanit me shume nje feste familjare

Kurbanin i cili flijohet per hir te Allahut duhet te jete i shendoshe duhet ti kete te gjitha gjymtyret e trupit dhe duhet te jete pa te meta. Therja e kurbanit behet pas faljes se namazit lutjes te Bajramit. Therjet para namazit nuk llogariten kurban sqaron hoxhe Elmazi duke shtuar se Kurbani ndahet ne tri pjese. Nje e treta ndahet per te varferit nje e treta ndahet per farefisin dhe te afermit dhe nje e treta ndalet per personin qe ka prere kurban.

Sa i perket normave fetare islame kurbani eshte i njejte dhe i ka kushtet e njejta gjithkund ne bote. Ai eshte me shume nje feste familjare gjate te ciles besimtaret shkojne dhe vizitojne familjet miqte shoqerine dhe shfaqin simbolin e dashurise. Diten e Kurban Bajramit besimtaret cohen ne mengjes heret lahen pastrohen dhe vishen me rroba te reja marrim femijet dhe bashkarisht shkojne ne xhami per faljen e Namazit te Bajramit. Pas ketij detyrimi te gjithe kthehen ne shtepi e me vone vizitojne edhe te afermit e tyre.

Kurban Bajrami festohet sot edhe ne Gjermani. Hoxhe Elmazi sqaron se Ne shqiptaret ne landin e Renanise Veriore-Vestfalise kemi dicka te vecante qe e bejme ketu e nuk behet ne trojet tona ne Kosove Maqedoni apo Shqiperi Pergatitemi diten e dyte apo te trete varet prej kohes se cfare dite i bie Bajrami dhe shperndajme dhurata per femije.

Autor Esat Ahmeti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›