E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 dite ne Irak me shtrenjte se 8 muaj ne Libi


Një javë luftë në Afganistan ose në Irak u kushton Shteteve të Bashkuara më shumë se misioni 8-mujor në Libi.

Llogaria është bërë nga këshilltari për sigurinë kombëtare në administratën Obama, Tom Donilon, për “Washington Post”.

“Kontributi ynë total në tetë muaj operacione në Libi do të jetë 1.2 miliardë dollarë, më pak se kostoja e operacioneve të jëravshme në Afganistan dhe Irak”, ka deklaruar Donilon.

Këshilltari i presidentit amerikan ka theksuar se operacioni tregon se angazhimi i përbashkët për misionet ushtarake nuk është vetëm një slogan.

Presidenti Obama njoftoi më herët gjatë muajit tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Iraku brenda fundit të vitit.

Presidenti urdhëroi një tërheqje të plotë nga vendi, pothuajse 9 vjet nga pushtimi i tij, që nisi nën drejtimin e administratës së George W. Bush.

Rreth 39 mijë trupa amerikane do të mbeten në Irak nga maksimumi prej 165 mijë trupash që u vendosën në vitin 2008.

Ndërkohë që në Afganistan, trupat ushtarake të Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të pranishme ende për një kohë të gjatë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

“Raporti i KE? Shumë nota jokaluese”
Ambasadori danez: Qeveria ka më shumë përgjegjësi
Wikileaks, gjobë Taulant Ballës
Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Berisha përuron rrugë në Tropojë
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›